Demir Gjergji: SHËNTEREZA
Në kulm të dëshpërimit,
Ia plas gazit,
Në duf të zemërimit,
Ia them kēngēs,
Në fund të greminës,
Vështroj qiellin.
Predhave ua shkul plumbat,
I bëj bilbila,
Kohën e hakmarrjes,
Ia fal orës së faljes,
Lotin e dhembjes,
Ia jap prehjes,
Se ti, shenjtëri,
Më the: “O njeri,
Mos mallko errësirën,
Ndiz në të një qiri”!
3 shtator 2016.
Please follow and like us: