Albspirit

Media/News/Publishing

Edmond Kaceli: Jorida Satka, bukuroshja e poezisë horror! 



-Krejt e qetë Jori më thotë: Mond, as unë nuk e di pse shkruaj kështu!
Ato që shkruaj mund të jenë poezi, ndonjëra mund të mbetet poezi, ndoshta shkruaj poezi! Me të vërtetë nuk di pse shkruaj kështu!
Lindur në Tiranë. Jeton në Malmö Suedi, një ndër qytetet më të njohura për një jetë kulturore shumë të gjallëruar dhe për arkitekturën e jashtëzakonshme që të sjell në kufijtë e imagjinatës.
E kur flasim për imagjinatë krijuese Jori i kalon kufinjtë në këtë aspekt!
Poezia e sajë ka ëndërrra, llum njerëzor që kërkojnë të të hanë të gjallë, materie gri, shumë materie gri, jetë, dhimbje, dashuri, gjak… Horror!
E të gjitha bashkë quhen vetëm POEZI!
Dikush gjen në vargjet e Jori Egdar Alan Poe, krijuesin e prozës dhe poezisë horror. Dikujt i kujtohet Pushkin, Lermontov… Por unë nuk gjej asnjë nga këta! Gjej vetëm Jorin, një poete të rrallë nga Shqipëria, që shkruan dhe jeton poezinë e artin e të shkruarit në mënyrën më origjinale, në mënyrën më të thjeshtë, në mënyrën më të bukur, në mënyrën më horror!
Jorida Satka, po të kisha mundësi të hyja në brendësi të kafkës tënde, kur ruhet me njëzet mijë çelësa materia jote gri dhe shpirti poetik i një arti fin, ndoshta do të zbuloja arsyen e vërtetë të vargjeve tuaja brilante!
Në pamundësi të teknologjisë aktuale po iu prezantoj disa nga grimcat e turit dhe shpirtit të trazuar të bukuroshes së poezisë horror!
Qëndron mbi tavolinë një tas i madh…
i thellë, i mbushur me lëtyrë
heshtja e vdekjes paska tretur lugët…
Fshijnë këmbët e palara në pragun e derës
afrohen rreth tasit për t’u ngushëlluar
për të ngushëlluar veten,
duke qerasur me lugët e tyre atë që kanë pranë…
Mbaron rituali.
Tasi i vdekur qëndron plot mbi tavolinë…
Qokat vazhdojnë
të gjithë largohen, të etur
me stomakun bosh
Ju… që merrni copa dhimbjeje
dhe i qëndisni kaq bukur…
Ju… që luani me dritën dhe e ktheni në terr.
Do arnojmë shpirtin, me copa të njëri-tjetrit,
apo me dhimbjen përqafuar edhe këtë natë?
Aty ku mbyllen rrugët, me dhëmbë të mprehtë
kthen në dritë, për mish të freskët
kthehu në shtratin e bardhë e prit…
të kryqëzohesh në mesnatë,
me gjakun tim që thith mes buzëve…
Religjion me Zot të rremë
prapë, prapë dhimbjen ta fal…
Sot desha të perqafoja ëndrrën…
se u lodh duke kërkuar në errësirë…
Qëndroja me bërrylat ngjeshur mbi tavolinë
S’di ç’pres,
ndoshta ajo të vijë!
S’ka ku shkon e fëlliqura kohë,
avash-avash vazhdon lëviz nëpër dhomë,
shkërmoqen vetvetiu disa dhëmbë
kërcasin mbi tavolinë. Tek bërryli i lagur, loti,
s’mban dot ekulibrin.
Dhe unë qesh,
qesh duke mbeshtjellë fytyrën me duar,
mos më shohë njeri.
As ëndrrën mos ta tremb,
jo nuk kam frikë…
Tek më ikën, padashur dora e shkëputet një nishan i zi,
por pa dhimbje,
mes shpatullës e qafës rreshqet,
oh është një shenjë e mirë…
Hija e një engjëlli me vjen vërdallë,
ndërsa filloj të mbledh dhëmbët në një gotë….
Merri te guri i varrit, me to më shkruaj epitaf,
ma puth edhe ëndrrën, se gjysmë e lashë.
Unë bëj dashuri me Ty…
në qiej, dhe ndjej bulëzat e agut
nëper pore e deri në asht.
E shijojnë…
njerëzit që ndalojnë
e shikojnë duke shkuar me trëndafila në duar
për në varreza.
Mendojnë fatkeqësinë e tyre
në lumturinë Tonë..
Dhe ti,fluturon në eksitimin e trurit tënd,
ku fluturat poshtë barkut turren epshëm
dhe gjinjve ju fryn duke thënë emrin tim.
Nuk janë më dy,është veç një!
Unë në ty e ti, brenda meje.
Sa keq që ti vjen rrallë!
Unë jetoj në Jupiter e ti në tokë.
Pse ka kaq shumë meridianë
që na ndajnë..?
Ekstazë ta mendosh…..
largësia e afërisë Tonë.
Më kishte zënë gjumi duke…
u ushqyer nga qumështi yt i verdhë.
Hëna ime e plotë!
Ngrihem pa e ditur pse isha aty.
Më dukej se të gjithë të vdekurit
po më shikonin mua.
Ti s’ke vdekur
po unë ç’dua në varreza??
Ngrihem zbathur majëgishtash,
të mbushur me dhé,
futem në shtëpizën aty pranë.
Pa zhurmë!
Fustani i bërë me baltë
në xhepat katrorë të tij,
një shkrepse e lagur
dhe dy cigare…
E mbaja mend që ishte
një për ty e një për mua.
Po përse vallë?
Duhet të bëj pak dritë,
ndoshta ndizet kjo fije.
Oh qirinj e piktura plotë!
Ku jam?
Sytë në piktura më ndiqnin në çdo hap.
Ajri mu bë i zi,
në mjegull një klithëm…
Dëgjoj e mpreht si akull
qe dhimbje në gjoks.
Errësira më kap gishtrinjtë.
Me duart në kokë ndez cigaren …
Nuk doja te vrisja,jooo!
A dhemb?
Tek cigarja digjej hija jote ledhaton.
Ndiz edhe timen!-thua.
Engjëjt na përgjojnë.
Afrohem mes tyre, ata jetojnë.
Pinin dhe ato qumësht njësoj.
Joooo, mos pini,se hëna s’ndriçon!
Do vrisni dhe ju!E kush më degjon.
Vallë ku jam?
Hëna s’është më e plotë.
Diçka thyhet …
Hap sytë vështroj, ti shtrirë në të bardhë, buzëqesh
Të ledhatoj, të përkëdhel flokët,
të puth lehtë që
ëndrrën mos t’a zgjoj…

Më jep një cigare zotëri…
Të lutem më jep një cigare!
Kam nevojë për një cigare zotëri…
Kam lekë plot me vete zotëri.
Por dua një cigare nga të tuat.
Zotëri, ju lutem, mundeni?
Ju ngjani shumë me të,
dhe pini po të njëjtën cigare.
Kërkon dhimbja e të majtës,
t’i dërgoj një përqafim malli me gërma tymi..
Thatësira e shpirtit fliste…
tek kërkon mendimin,
e një jete të thënë sikur,
e një pritjeje të thënë sikur.
Rrudhet zhurmshëm, ulërima e padëgjueshme…
dhe pickon…
Piranja të ngjitura në lëkurë…
Sikur ti ta dije, sikur ti të ishe,
të shikoje, të ndieje atë që ndiej unë.
Një jetë e gjatë, vajtje-ardhje të shkurtra.
Sikur…
Helmi
E përqafova tek m’u lut…
Dhe kërkoi të pinte…
I dhashë nga helmi që kisha pirë vetë,
dhe përsëri u shtri…
Please follow and like us: