Shenjtërimi i Nënë Terezës, Vatikani nxjerr monedhën e veçantë me vlerë 2 euro me portretin e Nënë Terezës
Në 6-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Vatikani ka zgjedhur që ta kujtojë shenjtoren shqiptare me një monedhë të veçantë.
Selia e Shenjtë do të nxjerrë monedhën me vlerë 2 euro, që mban portretin e Nënë Terezës, e realizuar nga artistja Orietta Rossi.
Në anën e pasme është Nënë Tereza duke mbajtur në krahë një fëmijë indian.
Ky imazh pasqyron gjithë dashurinë dhe përkushtimin që Nënë Tereza ofroi për të lehtësuar vuajtjet e “më të varfërve të të varfërve”.
Please follow and like us: