S’ka qetësi për konspiracionistët meksikanë pas shfaqjes së diskut fluturues
Një foto tepër e qartë dyshohet se tregon një UFO me një disk fluturues që vlerësohet të jetë me një diametër rreth 15 metra, i cili shfaqet pas një stuhie përpara se të zhduket në hapësirë. Seria e imazheve që tregojnë objektin e rrumbullakët prej argjendi kanë shkaktuar bujë pasi ato u shfaqën në Meksikë dhe u shfaqën në TV kombëtar të lajmeve. Mekaniku i makinave Juan Manuel Sanchez bëri fotot e UFO-ve të cilat u bënë virale pasi ai i shpërndau në Facebook-un e tij. Ai pretendon se e vuri re objektin ndërsa po përpiqej të bënte foto të një stuhie që po afrohej me celularin e tij. Fotot e qarta dhe me rezolucion të lartë duket se tregojnë diskun fluturues të UFO-ve i cili del mes rreve të errëta dhe më pas zhduket në hapësirë. Por ndërsa fotot kanë shkaktuar bujë, është e paqartë nëse fotot janë të përpunuara apo pamje të vërteta të një objekti misterioz. Juan megjithatë i qëndron historisë së tij. Gruaja e tij dhe një nga komshinjtë gjithashtu pretendojnë se e kanë parë diskun misterioz përpara se të fluturonte në qiell drejt hapësirës.
Ngjarja ka trazuar keq konspiracionistët vendas dhe janë duke u konsultuar me ata ballkanikë, që gënjejnë pa iu dridhur qimet nga mëngjesi në darkë.