Albspirit

Media/News/Publishing

Prof. Tritan Kalo: Zgjohuni, po jetojmë në shtetin e pushtave!

 

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka shprehur pakënaqësinë e tij me klasën politike dhe qeverinë në Shqipëri përmes një postimi të ashpër në Facebook. Ai u kërkon qytetarëve që të zgjohen kundër korrupsionit, pabarazinë shoqërore dhe para ligjit.

 “Funksionaliteti i një shteti do të parandalonte që prej zgjedhjeve të para pluraliste të 31.03.1991-shit. Prishjet e qindra objekteve industriale, të minierave, të udhëve të hekurta, pushtimin e bregdetit e dukurinë e tokës së zanum, të veprave ujitëse dhe kulluese të tokave, ndëshkimin e korrupsionit, sigurinë e jetës, uljen e cilësisë së dijedhënies e të dijemarrjes si dhe mos zbrazjen e vëndit…
Për një borxh të pashlyer OSSHE-së prej 3.000 lekësh përfundon në burg….“Parellinjtë” e sotëm dhe “ish brekgrisurit” e djeshëm, vijojnë t’a trajtojnë SHQIPËRINË si mallin e tyre dhe shpërfillin detyrimet ndaj ligjeve e rregullave të këtij vendi…
Flas për mungesën e funksionalitetit të SHTETIT dhe jo për PUSHT-SHTETIN, që kemi ngritur në Shqipëri. Ky “shtet i pushtave” do të vijojë të ushqej për çdo ditë e më shumë korrupsionin, pabarazinë shoqërore dhe pabarazinë para ligjit… FAJTORE është e gjithë klasa/kasta/glasa politike, që na ka udhëhequr në këto 31 vitet e prapshta të Demon-kracisë…..Megjithatë edhe ne votuesit nuk jemi plotësisht të pa fajshëm, përkundrazi… Wake up my albanian felloes!… BOLL u delezuat dhe vijoni të luftoni për interesat e Liderve të Partive dhe të Oborreve të b-lëpirësve të tyre… FAMILJA, MËMËDHEU/TROJET ARBËRORE e KOMBI SHQIPTAR ishin, janë dhe kurdoherë do të mbeten mbi të gjitha!…
Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit”?I shkruan Kalo.
Please follow and like us: