Odise Kote: PËR KË TA FLIJOSH KËTË DITË VJESHTE?
Për kë ta flijosh këtë ditë vjeshte?
Si pikturat su – reale të Bashkim Ahmetit.
E kuqja e dielltë, thellë në shtëpi kujtese,
më e prajtë, më e ëmbël se puhiza e detit.
Për kë ta flijosh këtë ditë vjeshte?
Diellin e pjellorisë, stolisjen e artë.
Frutat që vizatojnë ëndrra nëpēr gjethe,
puthjet e rrëmbyera muzgut të alltë.
Këtë ditë vjeshte për kë ta flijosh?
Kujt t’ia falësh kohën, ëndjet, lirinë.
Idolit, të vêrtetës lidhur me gënjeshtrën,
mëkat e marrëzi oligarkut zemērngrirë?!
Për kë ta flijosh këtë ditë vjeshte?
Veç hyjnisë së dashurisë dhe vetvetes…!
Please follow and like us: