Albspirit

Media/News/Publishing

KUJTIMI I MEHMET KARAKUSHIT QOFTË I PËRJETSHËM…

 

Ibrahim Hajdarmataj

Këto ditë u nda nga jeta Mehmet Karakushi. Ai u varros me nderimet më të larta në Durrës. Mehmeti lindi para 78 vjetësh në fshatin Vlahen të nënprefekturës të Hasit të qarkut të Kukësit.

Pas mbarimit të arsimit të detyrueshëm në vendlindje dhe atij parauniversitar, më vonë u diplomua në degën e Gjuhë – Letërsisë, në universitetin shtetëror të Tiranës si edhe studime pas universiteti për Letërsi dhe disa specializime në këtë fushë.

Vitet e para punoi si mësues në fshatrat e Hasit. Më vonë duke parë aktivitetin e tij shumë të mirë me rininë, konferenca e përgjithshme e rinisë në Kukës e zgjedh drejtues në Komitetin e Rinisë, i cili punoi disa vite në atë pozicion. Mehmeti duke qenë i përkushtuar shumë me punën, duke qenë i dashur dhe i respektuar me popullin u bë e mundur që konferenca e partise së Kukësit ta zgjedh në Plenjium dhe Byro dhe më vonë sekretar i komitetit të partisë së Kukësit. Mehmeti duke qenë burrë patriot, fisnik e i ndershëm, i cili gëzonte respekt dhe kishte reputacion të padiskutueshëm në disa Kongrese të Partisë të Punes të Shqipërisë zgjidhet anëtar i Komitetit Qëndror i Partisë të Punës së Shqipërisë. Shumë vite punoi si ndihmës dhe si këshilltar pranë Sekretarit të Komitetit Qëndror të Partisë të Punës së Shqipërisë te Ramiz Alia, duke mbuluar sektorin e arsimit, kulturës, artit, sportit, shkencës, propagandës, shtypit dhe të sektorit të Kosovës. Gjithashtu në Aparatin e Komitetit Qëndror të Partisë Punës të Shqipërisë zgjidhet sekretar i Byrosë Partisë të ketij Aparati. Kështu ai drejtonte Mbledhjet e Përgjithshme të Organizatave Bazë të Partisë të Komitetit Qëndror të Partisë të Punës së Shqipërisë. Më vonë dërgohet ne Durrës ku punon sekretar i komitetit të partisë të Durrësit dhe së fundmi po ne Durrës punon drejtor i kampit të puntorëve ne Durrës, nga ku del dhe në pension. Gjithashtu Partia Socialiste e Durrësit disa vite, e zgjedh në udhëheqje. Vitet e fundit qe një punonjës i palodhur, si pasardhës i veteranëve, duke propoganduar vlerat e larta e të lavdishme, të heroizmit të popullit tonë në breza. Mehmeti rrjedh nga një familje e lartë patriotike. Gjermani në familjen e tij Karakushit i vrau 5 vetë, te cilët sot janë dëshmort e atdheut dhe disa i plagosi gjatë luftës Nacional -Çlirimtare. Babai i Mehmetit, Hasani ishte një luftëtar i zoti. Gjermani e arrestoi dhe e dërgoi në kampin e regjistrimit në Gjermani. Hasani atje u torturua barbarisht në mënyrë ç’njerzore. Hasani në kujtimet e tij thoshte: “Pas shumë torturave me qëllojnë me rrevole në shpatull. Plaga filloi të rrjedhë gjak. Në birucë kur më dërguan, u shtrina mënjëherë ne dyshemenë e çimentos duke vendosur shpatullen në pllakat e çimentos që të më ndalohej gjaku. Ashtu u gdhiva. Kur erdhen Eset Gjerman me goditën me shqelma. U mundova të ngrihesha, por se bëja dot se shpatulla ime ishte ngjitur me pllakat e çimentos”. Më vonë Hasani me disa patriotë nga Vlora thyejnë burgun e arratisem . Ai kthehet në vendlindje dhe vdes pranë familjarëve të vet, në fshatin Vlahen të Hasit. Edhe Shkurta, nëna e Mehmetit, duke qenë shtëpi e tyre bazë e Luftës Nacional Çlirimtare i furnizonte partizanët me bukë dhe veshmbathje.

Mehmeti la një bashkëshorte, Dritën, fisnike, bujare e cila tërë jetën punoi me përkushtim si mësuese dhe drejtore gjimnazi, la djalin Shpëtimin jurist pranë prokurorisë të Tiranës dhe vajzën Valbona pranë Kadastrës në Durrës, të cilët janë shembull në punë e jetë. Familja e bashkëshortes të Mehmetit, të gruas së tij Dritës, vjen nga një derë e shkëlqyeshme e krahines së Hasit. Ajo është vajza e Zmail Pogës, i cili qe komandant i Bataljonit të Hasit i integruar ne brigatën e 25 sulmuese të partizanëve të luftës Nacional Çlirimtare të Tropojes. Zmail Poga tërë jetën qe një luftëtar dhe organizator dhe punëtor i palodhur.

Kryetari i veteranëve të Luftës Nacional-Çlirimtare në bashkinë e Durrësit, shoku Besim Shahini mbajti fjalën e lamtumirës për varrimin e Mehmet Karakushit në Durrës. Ai ndër të tjera tha:

“Unë e kam njohur Mehmetin dhe në Kukës dhe në Has. Sepse në ato vite të vështira kam punuar 11 vjetë në detyra të rëndësishme në Kukës, duke pasur Mehmetin edhe si shok pune dhe jete. Ikja e tij ne Amshim është një ikje që u ndje shumë në mesin e komunitetit të Hasit, Tiranës, Durrësit dhe një grupi delegacioni të veteranëve të Kosovës, të cilët po marrin pjesë duke i dhëne lamtumirën e fundit. Mehmeti ishte një burrë patriotik, fisnik dhe i ndershëm. Ai ka qenë një nga të përkushtuarit e mëdhenj në detyra të larta shtetërore dhe shoqërore ai gëzonte respekt dhe kishte reputacion të padiskutueshëm në të gjithë vendin. Ishte një familjar i matur dhe një bashkëshort i mrekullueshëm. Ikja e Mehmetit si një intelektual dhe një patriot është një dhimbje e madhe kombëtare. Duke i dhënë lamtumirën e fundit, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë pjesëmarrësve në emër të komitetit të veteranëve të Durrësit”.

Kështu e përfundoi fjalën e rastit shoku Besim Shahini.

Me lot në sy artistë, deputetë, ambasadorë dhe punonjës qeverie si dhe nga komunitetet Has, Kukës, Tropojë, Tiranë, Durrës dhe Kosovë i dhanë lamtumirën e fundit Mehmet Karakushit. Pjesëmarrësit i falenderoj intelektuali Veli Karakushi, për sakrificën dhe mundin që bënë pjesëmarrësit.

Në emër të familjes falenderoj pjesëmarrësit, djali i Mehmetit, juristi Shpëtim Karakushi… Të shumtë janë mesazhet e ngushëllimit si dhe vizitat pranë familjes.

 

 

 

Please follow and like us: