Albspirit

Media/News/Publishing

Në të s’ëmës shkoftë/Ratko Mlladiç, në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-komandanti serb Ratko Mlladiç, i njohur si “Kasapi i Bosnjës” dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, u shtrua në spital pasi shëndeti i tij u përkeqësua në burgun e Hagës, në Holandë.

Djali i Ratko Mlladiç, Darko Mlladiç, në një deklaratë për shtypin rus deklaroi se gjendja e babait të tij ishte e rëndë.

“Ai u dërgua në spitalin e burgut me dobësi të përgjithshme, pneumoni dhe probleme me zemrën. Ata thanë se ekzaminimi vazhdon dhe do të na informoni kur të dalin rezultatet. Kam kërkuar transferim urgjent. Situata është e rëndë, kam marrë premtim se më së voni deri të hënën do t’i njoftojnë rezultatet”, tha ai.

 Në gjenocidin që filloi me pushtimin e qytetit të Srebrenicës në lindje të vendit më 11 korrik 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë nga forcat serbe të Bosnjës, u masakruan 8372 boshnjakë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, Holandë, vendosi në vitin 2007 se ajo që ndodhi në Srebrenicë ishte “gjenocid”, bazuar në provat nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY). Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në vitin 2017 dhe apeloi kundër vendimit.

Dënimi i përjetshëm i Mlladiçit u la në fuqi në seancën e apelit më 8 qershor 2021 në Mekanizmin e mbetur të Gjykatave Penale Ndërkombëtare (IRMCT).

Mlladiç shërbeu si komandant në Ushtrinë e Republika Srpska, e themeluar në Bosnje dhe Hercegovinë në 1992 dhe u kap në një fshat në Serbi më 26 maj 2011, pasi u fsheh për 16 vjet pas një aktakuze kundër tij në 1995.

Mlladiç konsiderohet përgjegjës për masakrën e myslimanëve boshnjakë gjatë luftës në Bosnje./albeu.com

Please follow and like us: