Albspirit

Media/News/Publishing

Binak Kelmendi: Kur nga Peja vinin mësueset me tren

 

Mësueset vinin nga Peja me tren

Pushtuese drejt katuneve në errësi

Unë i shikoja nga korridore

Ato në kupë nxirnin krahrin pasqyrën e buzëkuqin

Abetaren e ndonjë fletore

Ndoshta dhe letra dashurie me fotografi

Dhe zbrisnin nga treni në Llabjan, Zahaq,

Nën Arbrinë e rrafshtë të Dukagjinit,

Në Klinë

Pastaj ngjiteshin kodrinës

Ndaleshin pak para Ujmirit dhe në Ujmirë

Deri në Rrafshin e Kosovës

Shpërndanin shkronja dhe shitime dashurish

Më skuqeshin sytë duke i parë

Dhe ato pa ma varë

Flisnin për violinë

E për Prishtinë

O Zot, sa mësuese të mira ishin

E ndonjë student

Sa nuk luante nga mendtë!

Please follow and like us: