Venigjar Begaj: In memoriam, prof. dr. Vasil Trojani!
LARGUAR NGA KJO JETË, POR ME KONTRIBUTIN E TIJ VAZHDON TË QËNDROJË PRANË NESH, PROF. DR. VASIL TROJANI
Prof.As. Dr. Vasil Trojani, ish shef Seksioni i Gjeografisë Fizike i përket plejadës së ndritur të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë që krijuan e zhvilluan degën e Gjeografisë në vitin 1959. Prof.As. Dr. Vasil Trojani punoi dhe kontriboi në zhvillimin e Shkencës së Gjegrafisë së bashku me profesorët e parë që kanë kontribuar në funksionimin e saj të cilët kanë qenë Prof. Pandi Geço, Prof. Vasil Naço, Prof. Mevlan Kabo, Prof. Vasil Kristo, Prof. Tefta Qirko, Prof. Dr. Xhovalin Gruda, Prof. Farudin Krutaj, Prof. Dr. Perikli Qiriazi, Prof. As. Dr. Eqerem Yzeiri, Prof. As. Dr. Sabri Laçi etj.
Puna e palodhur, pasionante e me përkushtim evoluoi konceptin për gjeografinë si shkencë, si disiplinë formuese në nivel parauniversitar dhe si një ndër degët e rëndësishme të edukimit universitar.
Jeta e Vasil Trojani
Vasil Trojani u lind në Korcë në 23 Nëntor 1947 në një familje me rrënjë nga Devolli. Pak vite më pas familja e tij u zhvendos në Tiranë, aty ku Vasili do të diplomohej në Fakultetin e Histori-Gjeografisë. Vasil Trojani iu përkushtua shkencës së gjeografisë gjatë gjithë jetës. Më poshtë po përmendim një pjesë të kontributit të tij për shkencën e gjeografisë.
Në vitin 1970 filloi punën si mësues i gjeografisë në Rubik të Mirditës.
Në vitet 1974-1977 punoi në shkollat e rrethit të Tiranës si nëndrejtor dhe drejtor shkolle. Gjatë kësaj periudhe ai mori pjesë në shumë konferenca me karakter kombëtar dhe lokal për problemet e arsimit dhe kulturës si dhe ka qënë pjesë e shumë ekipeve kontrolli.
Në vitet 1976 – 1977 u angazhua për herë të parë pranë Fakultetit Histori-Filologji për të udhëhequr ekspeditën gjeografike të studentëve të degës Histori-Gjeografi.
Në gusht të vitit 1977, Vasil Trojani filloi punën në Katedrën e Gjeografisë si titullar i lëndës ”Gjeografia Fizike e Përgjithshme”.
Gjatë viteve 1977-1985 ka dhënë mjaft provime universitare.
Në maj të vitit 1985 ka mbrojtur dizertacionin me temë ”Veçoritë fiziko-gjeografike të zonës fushore-kondrinore midis Tiranës, Lezhës dhe Durrësit”, ndërsa në Nëntor 1986 iu akordua grada ”Kandidat i Shkencave Gjeografike” (Doktor i Shkencave Gjeografike).
Nga viti 1985 deri me 1988 ka qenë titullar i lëndës ‘Metodika e Mësimdhënies së Gjeografisë’, duke hartuar programin universitar të kësaj lënde dhe duke zhvilluar të plotë ciklin teorik dhe praktik të saj.
Prej vitit 1999 deri ne vitin 2017, Vasil Trojani vazhdoi të jepte lëndën “Gjeomorfologjia e bregdetit”.
Në prill të vitit 1995 ai merr titullin “Asistent Profesor” dhe më vonë titullin ”Profesor”.
Gjatë vitit 1999 ka hartuar programet mësimore universitare për lëndët ”Gjeografia Fizike e Aplikuar”, ”Rreziqet natyrore dhe proteksioni i tyre” dhe “Gjeomorfologjia bregdetare”.
Për vitin shkollor 1998-1999 ai ka dhënë edhe një pjesë të leksioneve të lëndës ”Gjeomorfologjia dinamike”.
Gjatë periudhës së punës në universitet, krahas punës mesimore, Vasil Trojani është angazhuar gjerësisht dhe në punë shkencore, kryesisht në fushën e gjeomorfologjisë bregdetare të vendit tonë, në fushën e mjedisit, të rreziqeve natyrore të vendit tonë, metodiko-shkencore të mesimdhenies, etj.
Profesori ka udhëhequr tre disertacione, nga të cilët një është përfunduar plotësisht.
Ka marrë pjesë në hartimin e programit të SH.P.U-se dhe ka dhënë leksione pasuniversitare në këtë kuadër. Ka udhehequr dy tema ne kuadrin e Sh.P.U-se.
Ka udhëhequr mjaft tema diplome të karakterit universitar (dy në cdo vit) dhe ka kryer recensat e temave te diplomave cdo vit. Ka udhehequr gjithashtu dhe shumë tema vjetore.
PROGRAME UNIVERSITARE
1. Gjeografia fizike e pergjithshme
2. Analize e te dhenave te gjeografise fizike te pergjithshme
3. Metodika e mesimdhenies se gjeografise
4. Gjeografia e mjedisit
5. Gjeografia fizike e aplikuar
6. Gjeomorfologjia bregdetare
Profesori ka ndihmuar ne hartimin e programeve te Gjeografise Fizike Krahinore, Gjeomorfologjise, Gjeografise Fizike te Shqiperise.
PROGRAME PASUNIVERSITARE:
1. Programi i Sh.P.U-se (me bashkeautoresi)
2. Programi i mesimdhenies se gjeografise
PROGRAME TE SHKOLLES SE MESME E TE SHKOLLES 8-VJECARE
1.Programi i gjeografise fizike per klasen e nente te shkolles se mesme te pergjithshme 2.Programi i gjeografise fizike per klasen e nente te shkolles se mesme te profilizuar 3.Programi i gjeografise fizike per klasen e peste e te gjashte te shkolles 8-vjecare 4.Programi i gjeografise per klasen e katert te shkolles fillore.
AKTIVITETI SHKENCOR
Aktiviteti shkencor përmbledh një gamë të gjers e ts shumts ns fushat e botimit ts teksteve, monografive, projekteve, artikujve shkencore, ts referateve e kumtesave, ts recensioneve, redaktimeve , etj.
1. Tekstet mësimore:
Tekste mesimore për shkollen e lartë
a. Bazat e gjeografisë fizike të përgjithshme. Pjesa 1 faqe 220 (botuar në vitin 1989 nga Shtëpia Botuese e Librit Universitar)
b. Bazat e gjeografisë fizike të pergjithshme. Pjesa 2 Maket faqe 358.(botuar nga Shtëpia Botuese e Librit Universitar ne vitin 1990)
c. Bazat e gjeografisë fizike të përgjithshme. Pjesa 2. Tekst i botuar në vitin 1997 nga Shtëpia Botuese e Librit Universitar. Faqe 322
d. Gjeografia fizike e përgjithshme. Pjesa 1. Tekst i botuar në vitin 2001 nga Shtëpia Botuese e Librit Universitar
Tekste te tjera:
a.Gjeografia fizike e përgjithshme.Pjesa e dytë dhe e tretë.Tekst i ri. faqe 420 Botim i vitit 2003.
b. Gjeografia fizike e pergjithshme(detyra dhe ushtrime).Tekst i ri faqe 390 Botim i vitit 2003
Të gjitha këto tekste kanë shërbyer si tekste bazë në degët Gjeografi (Universiteti i Tiranës), në degët Histori-Gjeografi të universiteteve “Luigj Gurakuqi” (Shkodër) “Eqerem Çabej” (Gjirokastër) dhe Universitetit te Elbasanit, si dhe janë përdorur në degët histori-gjeografi-edukate dhe pjesërisht në lëndën e gjeografisë për ciklin e ulet.
Tekste për shkollën e mesme;
a. Teksti ”Gjeografia 1”. Tekst për shkollën e mesme të profilizuar. Botuar në vitin 1999 dhe ribotuar ne vitin 2000 dhe 2001 nga Shtëpia Botuese e Librit Shkollor.
Tekste për shkollen 8-vjecare;
a. Teksti ”Gjeografia e Shqiperise” 1, klasa 7. Botuar në vitin 1977 nga Ndërmarrja Botuese e Librit Shkollor.
b. Teksti “Gjeografia fizike e përgjithshme” për klasën 5 dhe 6 të shkollës 8-vjecare. Botuar në vitin 1985 nga Ndërmarrja Botuese e Librit Shkollor.
MONOGRAFITE
a)”Vecorite fiziko-gjeografike të zonës fushore-kodrinore midis Tiranës, Lezhës dhe Durrësit” (autor) Faqe 150. Botuar në vitin l990.
b) ”Gjeografia Fizike e Shqiperise”. Botim i Akademise së Shkencave. Botuar në vitin 1990 (bashkeautor)
c) Fjalori Enciklopedik Shqiptar (F.E.SH). Botim i Akademisë së Shkencave (bashkeautor) d) Formimi i koncepteve gjeografike në Gjeografinë e klasës 5 dhe 6, faqe 170
f) Formimi i koncepteve dhe aplikimi i tyre në Gjeografinë Fizike të Përgjithshme për shkollat e mesme të profilizuara
STUDIME DHE PROJEKTE
1. Studimi i zonave te formimit te orteqeve dhe masat mbrojtese ndaj tyre. Temë e nomeklaturës së Këshillit të Ministrave realizuar dhe aprovuar në Akademinë e Shkencave në vitin 1986.
2. Turizmi rural për zonën Vlorë-Sarandë. Material i dorëzuar dhe vlerësuar te fondacioni anglez “RASPI”, 1997
3.Turizmi rural në zonën Pogradec-Devoll.
4.Atllasi gjeografik kombëtar i Shqipërisë. Profesori ka marrë pjesë vetëm në pjesën e parë kur e drejtonte Akademia e Shkencave.
Gjithashtu, Vasil Trojani ka mbajtur mjaft kumtesa dhe referate, ka hartuar harta ne ndihme te mesimit per shkollat e mesme, ka recensionuar 4 disertacionet e shkallës se parë për doktorata, ka recensionuar tekstet kryesore të gjeografisë për shkollën e lartë të fushës së Gjeografisë, ka redaktuar dhe recensionuar rreth 12 1ibra të orientimit gjeografik të botuar nga Shtëpia Botuese “Naim Frasheri”. Ka paraqitur në televizion dy emisione me karakter gjeografik. Ka botuar në organet e shtypit dhe në revista me karakter shkencor popullor rreth 22 artikuj, etj.
I paharruar do të ngelet kujtimi për Prof.Dr. Vasil Trojanin për ish studentën, shokët dhe miqtë e tij..
Please follow and like us: