Albspirit

Media/News/Publishing

Bukuria femërore shfaqet edhe brenda një thesi patatesh (të Shishtavecit)

Në vitin 1950, një gazetare kritikoi Marilyn Monroe duke thënë se ajo dukej e bukur vetëm falë fustaneve të saj të shtrenjta. Si përgjigje, Marilyn bëri një set fotografik duke veshur një thes me patate si fustan, pak a ashumë si ato ku futeshin paptaet e Shishtavecit të Kukësit Ajo është konsideruar si ikona e viteve 50-të. E bukur, elegante, një muzë frymëzimi për shumë kënd që ka bashkëpunuar me bukuroshen bionde. Por kush ishte Marlyn Monroe dhe si arriti ajo të pushtonte botën e kinematografisë dhe të modës në ato vite? Emri i saj i vërtetë ishte Norma Jeane Mortenson, lindi më 1 qershor 1926 në Los Angelos. Monroe ka ardhur në jetë si fryt i një aventure dashurie të mamasë së saj Gladys me Charles Stanley Gifford, që e braktisi sapo ajo ngeli shtatzënë. Pas lindjes së Monroe, mamaja e saj filloi të vuante nga depresioni, për këtë arsye ajo u detyrua ta dorëzonte vajzën në një shtëpi fëmijësh, pasi e kishte të pamundur të kujdesej për të. Monroe e kaloi fëmijërinë e saj në shtëpinë e fëmijës, deri në moshën 16 vjeç, kur vendosi të martohej me James Dougherty, një mik i saj, i cili jetonte pak metra larg shtëpisë ku ishte rritur. Pas martesës së tyre, bashkëshorti i saj u bashku me ushtrinë, ndërsa Marlyn u punësua në fabrikë radioplanesh në 1944, aty ku u prezantua edhe me një fotograf nga njësia e parë e Kinemasë, i cili do të ishte shtysa kryesore që të niste karrierën e saj, fillimisht si modele, e më pas duke u kthyer në një nga emrat më të kërkuar të kinematografisë hollivudiane. Në vitin 1945 ajo nënshkroi një kontratë me Agjencinë e Modelingut  ‘Blue Book’. Pas kësaj filloi të shfaqej në kopertina të ndryshme revistash, si dhe u kthye në një personazh mjaft i kërkuar i botës së modelingut. Veç karrierës së saj si modele, ajo nuk la anash edhe pasionin e saj për letërsinë, për këtë arsye u regjistrua ne një kurs letërsie, ndërsa pak më vonë filloi të ndiqte edhe një një kurs veprues në Actors Lab në Hollivud. Kur u takua me Ben Lyon, një ekzekutiv i Fox Century, ai e bindi Darryl F. Zanuck që të nënshkruante një kontratë gjashtë mujore me Marlyn. Në këtë kohë ajo ndërroi emrin e saj në Marilyn Monroe. Monroe fillimisht interpretoi në filmin ‘Dangerous Years’, ku luante rolin e një kamarierje. Ndërsa pikërisht në këtë kohë, ajo i dha fund martesës së saj me Dougherty, për t’iu përkushtuar e gjitha karrierës së saj. Interpretimi i saj në filmin ‘How to Marry a Millionaire’, në vitin 1953, e ktheu Monroe një  një nga yjet e padiskutueshëm të Hollivudit. Në vitin 1954 ajo u martua me legjendën e bejsbollit Joe DiMaggio. Edhe kjo ishte një martesë e dështuar, pasi zgjati më pak së një vit, kjo për shkak se DiMaggio donte një grua me kohë të plotë në shtëpi, ndërsa Marilyn donte t’i përkushtohej karrierës së saj në kinematografi. Por kjo nuk ishte e vetmja arsye pse ata u ndanë, Joe e kishte të pamundur të pranonte faktin se gruaja e tij konsiderohej si seksimboli i momentit dhe nuk e përtypte dot faktin aq ajo kishte marrë vëmendjen e të gjithëve, kryesisht meshkujve. Në vitin 1955 ajo u shfaq me Tom Ewell në komedinë e Billy Wilder ‘The Seven Year Itch’. E lodhur nga rolet e saj të të njëjtit zhanër, Monroe kërkoi të provonte vetën në një interpretim ndryshe. Ajo u zhvendos në Nju Jork dhe u regjistrua në studio aktorësh të Nju Jorkut duke studiuar nën drejtorin, Lee Strasberg. Strasberg ishte një nga elitat e industrisë së filmave. Monroe u lidh shumë me Strasberg dhe në njëfarë kuptimi, ai u bë babai që nuk e kishte pasur kurrë. Në 1956 Marilyn ishte kthyer në Hollivud për të punuar në ‘Bus Stop Josh Logan’. Ajo u fut në dramën e Arthur Miller, të cilin e kishte takuar vite më parë në një festë. Milleri mishëronte gjithçka që Marilyn dëshironte në jetë. Ai ishte një mendimtar serioz, i arsimuar dhe një shkrimtar shumë i respektuar. Ai prezantoi Monroen me rrethin e tij shoqëror, shkrimtarët e njohur Truman Capote, Carl Sandburg dhe Saul Bellow. Monroi dhe Miller u martuan ne qershor të vitit vitit 1956. Të porsamartuarit u vendosën në një apartament në Lindjen e 57-të në Neë York City dhe shpesh kalonin pushimet  në Long Island. Monroe  tha se koha e kaluar me Miller ishte koha më e bukur e jetës së saj. “Ishte vërtetë dashuri’, tha bukuroshja seksi në atë kohë. Por Miller nuk mendonte të njëjtën gjë për martesën e tyre. Dhe këtë e zbuloi vetë Marlyn kur ata ishin zhvendosur në Londër. Rastësisht ajo lexoi  ditarin e tij, në të cilin ai kishte shkruar se martesa e tij ishte një zhgënjim, ajo kishte qenë shpesh shkak konflikti mes tij dhe shokëve të tij dhe se nuk ishte aq e zgjuar sa do të donte. Vargjet që lexoi ishin një shuplakë e fortë në zemrën e aktores bukuroshe dhe pavarësisht se ajo u mundua të shpëtonte martesën e saj, sërish nuk ia doli. Të dy u kthyen në SHBA dhe blenë një shtëpi në Konektikat. Në vitin 1959 Marilyn u shfaq në ‘Some Like It Ho’t me Tony Curtis dhe Jack Lemmon. Marilyn ishte larguar nga disa projekte për shkak të vonesës së zakonshme dhe për shkak se ishte e vështirë të punonte me të, dhe dhimbja e saj për martesën e dështuar vetëm i bënte gjërat më keq. Pasi interpretoi në Let’s Make Love në vitin 1960, ajo nisi një lidhje të re me një nga bashkëpunëtorët e saj, Yves Montand, kjo më shumë se lidhje, ishte një përpjekje e aktores për të harruar  bashkëshortin e saj. Miller, kishte shkruar një skenar për të, The Misfits, me Clark Gable, Montgomery Clift, Thelma Ritter dhe Eli Ëallach. Xhirimet filluan në vitin 1960. Ata punonin së bashku. Marilyn u detyrua të shihte që burri i saj ra në dashuri me një grua tjetër. Tre muaj pas fillimit të filmimit Miller dhe Monroe njoftuan ndarjen e tyre. Marilyn u kthye në Kaliforni dhe filloi filmimin e filmit Something’s Got to Give me Dean Martin dhe Cyd Charisse por u pushua nga puna për shkak se ajo nuk respektonte rregullat e punës. Monroe vdiq me 5 gusht të vitit 1962. Aktorja vuante nga pagjumësia (insomnia) dhe për këtë merrte qetësues dhe amfetaminë. Të dhënat mjekësore të zbuluara nga autopsia, konkluduan se mjeku Engelberg, i kishte dhënë asaj ilaçe si Nembutal dhe Chloral Hydrates, që nëse merren bashkë, këto qetësues mund të jenë vdekjeprurës. Sipas të dhënave, rezulton se Monroe ka marrë dozë më të lartë të njërit prej qetësuesve, Nembutal, aksidentalisht ose qëllimisht duke çuar kështu në vdekjen e saj. Aktorja, një seks simbol planetar, me flokët platin e figurën joshëse, ishte një prej yjeve më të mëdhenj të kinematografisë në kohën kur u nda nga jeta, në moshën 36–vjeçare.

Please follow and like us: