Video +16/Tërbohen konspiracionistët australianë pas aktit intim në autobuz
Pasagjerët e një autobusi në Melburn, Australi nuk po u besonin syve kur kuptuan se një çift po bënte seks në sediljet e pasme. Një nga pasagjerët e autobusit ka regjistruar në video çiftin duke kryer akte seksuale në publik teksa video është bërë mjaft virale. Ndonëse disa nga pasagjerët, sipas Daily Mail, u shtirën si indiferentë, nuk munguan edhe nga ata që “shpërthyen” me atë që panë në një autobus publik. “Dëgjo, miku im, nuk mund të bësh seks në autobus “, dëgjohet njëri prej tyre duke i bërtitur çiftit, ndërsa dëgjohet një zë gruaje duke thënë se burri është i pastrehë dhe autik. “Nuk më intereson nëse je i pastrehë. Nuk ju lejohet të bëni seks në autobus. Nuk më intereson nëse je autik. Zbritni nga autobusi dhe bëni seks diku tjetër ”, u përgjigj pasagjeri i zemëruar. Sipas ligjit australian fyerja e imazhit publik dënohet me burgim deri në dy vjet.
https://www.youtube.com/watch?v=feYr8yFnDX8&t=5s