Argjira Ukimeri: PA TY…
Unë pa ty jam çdo herë e humbur
Sa herë largohesh nga mendja ime
Mua asgjë nuk më ban të lumtur
Përveç jetës plotë pikëllime
Të mendoi çdo ditë e natë
Nuk më thotë mendja që të mallkoi
Edhe atëherë kur është shtrëngatë
Kur jam me ty çdo gjë harroi
Mos vono në pritjet e mia
Të pres unë me padurim
Kur çdo herë troket mërzia
Ti je ndjenja e shpirtit tim
Ty të kam unë rreze dielli
Që ngrohë çdo herë qenien time
Sikur kaltërsia e këtij qielli
Ndriçon çdo herë zemrën time
Yjet neve na bëjnë dritë
Në ujëdhesën tonë të dashurisë
Edhe hëna po shëndritë
Përmes udhëve të dashurisë.
Please follow and like us: