Sulmet kibernetike nga Irani, Izraeli ofron ndihmë për Shqipërinë
Izraeli ka ofruar ndihmë për Shqipërinë në fushën e mbrojtjes kibernetike pasi disa ditë më parë Irani sulmoi vendin tonë, duke bllokuar sistemet TIMS në hyrjet dhe daljet e vendit.
Zëvendësministri i Jashtëm, Idan Roll u takua me Ministren e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka në Berlin, ku ai ofroi të ndajmë njohuritë dhe përvojën në mbrojtjen kibernetike. Ai shprehu vlerësimin e Izraelit për vendimin e dëbimit të diplomatëve iranianë, shkruan ‘Times Of Israel’.
“Kam folur me ministren e jashtëm shqiptare Xhacka Olta në Shaping. Unë shpreha vlerësimin e Izraelit për vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet e saj diplomatike me Iranin dhe ofrova të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë në mbrojtjen kibernetike. Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet nesh”, tha Roll në Twitter.
Javën e kaluar, Shqipëria fajësoi Iranin për një sulm kibernetik të 15 korrikut që mbylli përkohësisht shumë shërbime dhe faqe interneti dixhitale të qeverisë shqiptare. Gjatë fundjavës, Ministria e Brendshme e Shqipërisë akuzoi Teheranin për një sulm që synonte sistemet kompjuterike të policisë kombëtare.