Çfarë i nxit njerëzit të ndajnë informacione të gabuara në mediat sociale?
Nga Grant Hilary Brenner
Keqinformimi është si një sëmundje. Të kuptuarit se si përhapet ai, është çelësi për ta ndalur. Duke pasur parasysh mjedisin informativ ku ndodhemi, pasja e një kontrolli mbi atë që është e vërtetë dhe çfarë është e rreme, nuk është vetëm çështje integriteti dhe morali por mbijetese.
Kjo pasi keqinformimi vret njerëz. Informacioni me një cilësi të dobët e minon njëvendimmarrje cilësore, duke çuar në përhapjen e sëmundjeve të parandalueshme, dëmtuar programet e shëndetit publik, dhe vonon ose pengon njohjen dhe reagimin ndaj kërcënimeve në rritje, përfshirë ndryshimin e klimës, Covid–19, emigrimin etj.
Njerëzit priren t’i “besojnë gënjeshtrat pavarësisht të vërtetës së dukshme”, nëse diçka duket sikur mund të jetë e vërtetë, dhe në përputhje me vlerat dhe dëshirat e tyre. Për më tepër, ata kanë të ngjarë ta shpërndajnë atë pa pushim në rrjetet sociale. Megjithatë, ka pasur më pak qartësi se cilët faktorë individualë hyjnë në lojë, kur njerëzit vendosin nëse do të angazhohen ose ndajnë postimeve potencialisht mashtruese në mediat sociale.
Për të kuptuar faktorët shtytës të keqinformimit, Morosoli dhe kolegët kryen një studim të botuara së fundmi në revistën “American Behavioral Scientist”. Ata vëzhguan faktorët socio–demografikë duke përfshirë gjininë, moshën dhe nivelin arsimor; faktorë lejues, si sjellja e mediave sociale, përfshirë, bindjet politike, qëndrueshmërinë e qëndrimeve të dikujt mbi një temë të caktuar, rëndësinë e çështjes në fjalë, së bashku me tiparet përkatëse të personalitetit , veçanërisht treshen e errët:narcisizmin, sociopatinë dhe makiavelizmin.
Studiuesit anketuan mbi 7,000 njerëz në 6 vende të ndryshme, që të gjitha demokraci perëndimore (Zvicër, Belgjikë, Francë, Gjermani, Britani dhe SHBA). Ata u fokusuan tekinformacioni rreth ndryshimit të klimës, emigracionit dhe Covid-19, që të gjitha çështje sociale polarizuese, dhe që dihet se janë të mbushura me keqinformime.
Pjesëmarrësve në studim iu treguan 3 shembuj postimesh në mediat sociale, një për secilën çështje, të dizenjuara enkas që të përmbanin informacione të rreme, duke pasqyruar postimetaktuale. Atyre iu kërkua mendimi për të ndihmuar një portal lajmesh në internet që të verifikonte postimet përpara publikimit.
Ata u pyetën se sa gjasa do të kishin të klikonin një postim të caktuar, dhe sa të motivuar do të ishin për ta shpërndarë atë. U anketuan faktorë të ndryshëm demografikë të qëndrimeve dhe bindjeve politike duke përdorur shkallët e pranuara të vlerësimit.
Studiuesit zbuluan se meshkujt, të moshuarit, dhe njerëzit me arritje më të dobët në shkollë,kishin shumë më shumë gjasa të angazhoheshin në postimet e shembujve të dhënë. Tiparet e personalitetit të treshes së errët të narcisizmit, psikopatisë dhe makiavelizmit, u shoqëruan me një angazhim më të madh me postimet në mediat sociale.
Për më tepër, njerëzit, orientimi politik i të cilëve ishte konservator (kundër liberalëve),kishin më shumë gjasa të angazhoheshin me postimet që u dhanë. Subjektet thanë se kishin më shumë gjasa të shpërndanin postimet e treguara, kur ato ishin në përputhje me qëndrimet dhe besimet e tyre.
Si për shembull lajme të rreme, që thonë se ndryshimi i klimës nuk është diçka reale, kur ata nuk e besonin që në fillim këtë gjë. Sa më e rëndësishme që të perceptohej një çështje, aq më shumë kishe gjasa që pjesëmarrësit të tregonin se do të motivoheshin ta shpërndanin një postim të caktuar.
Pjesëmarrësit kishin më shumë gjasa të angazhoheshin me postimin për protestën ndaj ndryshimeve klimatike, të ndjekur nga emigracioni, dhe në fund koronavirusi. Ata që kishin një besim më të madh tek lajmet e mediave sociale, raportuan një motivim më të madh për të shpërndarë postime.
Njerëzit që prireshin të angazhoheshin me postime nga miqtë dhe familjarët e tyre, kishin gjithashtu më shumë gjasa që të shpërndanin postime, duke sugjeruar një efekt social sinergjik. Por pati edhe disa gjetje të nuancuara, që kërkonin një investigim të mëtejshëm.
Për shembull, ndërsa njerëzit me prirje të djathta, kishin në përgjithësi më shumë gjasa të pajtoheshin me keqinformimin, edhe efekti ishte më i fortë për postimin mbi emigracionin.
Po kështu, qëndrimi kishte më shumë rëndësi për emigracionin:Shpërndarja e keqinformimit,kishte më shumë gjasa të ndodhte kur informacioni në postim përputhej me këndvështrimin e dikujt.
Sidomos në lidhje me postimin mbi ndryshimet klimatike, lajmet që fajësonin protestuesit për lënien në shesh të mbeturinave, nxitën një angazhim më të madh për shkak të atribuimit të fajit, më shumë sesa vetë çështjes së ndryshimit të klimës, duke nënvizuar rëndësinë e detajeve për të kuptuar shpërndarjen e keqinformimit përmes mediave sociale.
Kjo sugjeron se futja e detajeve pikante në lajmet e mediave sociale, edhe nëse nuk kanëlidhje me çështjet kryesore, mund të përdoret në mënyrë manipuluese për të nxitur angazhimin dhe ndarjen e postimeve të tilla në rrjetet sociale. / “Psychology Today” – Bota.al