Albspirit

Media/News/Publishing

Dashuria për Atdheun të bën ta lësh kokën mbrapa kur vjen në dhe të huaj

Silvana Begaj

Dashuria për Atdheun të bën ta lësh kokën mbrapa kur vjen në dhe të huaj.

Çdo aromë, çdo tingull, cdo fjalë që vjen nga Atdheu na përmallon, na prek, na mbush shpirtin.

Por ka disa që edhe pse të larguar Atdheun e sjellin me krenari aty ku jetojnë. Kështu bëri ‘Burek House’ duke formuar gati “një shtet brenda shtetit”.

Tek ‘Burek House’ hahet ushqim tradicional shqiptarë, i gatuar me detaje nga shqiptarë. Flitet kaq shumë shqip sa të duket sikur je në Atdhe.

‘Burek House’ ka të punësuar shqiptarë duke u bërë kështu dhe një ndihmë e madhe për ta. Burek House tashmë nuk është vetëm një vend ku hahet ushqimi i Atdheut, por dhe një pikë takimi për artistët, diplomatët, futbollistët etj., që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut etj.

Se çdo shqiptarë do të ndihet në shtëpi dhe nëse ndodhet në Malmo të Suedisë.

‘Burek House’ ndoshta nuk iu sjell dorën e nënës, por shije Atdheu po!

Please follow and like us: