Albspirit

Media/News/Publishing

Vetëtima në Kallm të Vogël mbledh urgjentisht konspiracionistët e ‘Ballkanit të mbyllur’

Rreth orës 13:00 të ditës së sotme, si pasojë e vetëtimës ka rënë zjarr në magazinat me dengje bari të cilat shërbenin si ushqim për blegtorinë, të vëllezërve Agim dhe Dule Dogani në fshatin Kallm i Vogël të njësisë administrative Mbrostar Ura.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë mjetet zjarrfikëse të cilat për gati tre orë janë angazhuar për neutralizimin e flakëve. Pavarësisht përpjekjeve për shuarjen e zjarrit magazinat me 1500 dengje bari janë shkrumbuar totalisht duke u shkaktuar vëllezërve Dogani një dëm të madh ekonomik.

Ngjarja ka provokuar mbledhjen e jashtëzakonshme të konspiracionistëve të ‘Ballkanit të mbyllur’, të cilët kishin deklaruar publikisht se vetëtimat nuk bien asnjëhereë mbi dengjet e barit të thatë.

Please follow and like us: