Lulzim Tafa: Festival Voix Vives de Méditerranée en Méditerranée
Në këtë video shihet interesimi i madh që francezët kanë për poezinë. Pamjet janë marrë përgjatë festivalit të poezisë “Festival Voix Vives de Méditerranée en Méditerranée”, në qytetin Sete të Francës, që është njëri ndër festivalet më të mëdha dhe më të rëndësishme të poezisë në botë.
Gjithashtu, në këtë video mund të shihni se si adhuruesit francezë të poezisë me shumë ëndje dëgjojnë dhe shijojnë vargjet e poezive tona. Sipas traditës ky festival mbahet në ambiente të hapura të qytetit. Vërehet se si njerëzit kanë marr me vete karriget për t’u ulur, ndërsa shumë të tjerë ishin ulur edhe në rrugë.
Isha i nderuar që poezitë e mia u lexuan para këtij numri kaq të madh të adhuruesve të poezisë, në të gjitha parqet rrugët dhe rrugicat e qytetit.
Siç shihet edhe në këto pamje, një aktor francez lexon vargjet e poezisë sime në gjuhën frënge ”Thirrje e dytë për shiun e shenjtë”.
Është interesant se si i gjithë qyteti ishte i përfshirë në organizim të festivalit.
Gjuha Frënge tingëllon aq bukur në këtë lexim, sa që u jep të drejtë të gjithë atyre që këtë gjuhë e quajnë gjuhë e poezisë.
Please follow and like us: