Albspirit

Media/News/Publishing

Idriz Morina: Pse doni ta krijoni një monstër të re?

Bisedimet Kosovë-Serbi, bazuar në propozimet e reja, duket me qendër franceze, janë shqetësuese.

Nëse janë të sakta tri propozimet e dala në media, për të ashtuquajturën Marrëveshje-kornizë, Serbi-Kosovë, me ndërmjetësim të Brukselit, atëherë ato janë tepër shqetësuese.

Propozime të trishta!

2. Serbia të kthehet në një fuqi rajonale ekonomike dhe financiare (mbase edhe politike) pas ndihmës enorme që premtohet t’i jepet Serbisë!

3. Serbia, për 10 vjet, të garantohet, se askush nuk do t’ia kërkojë njohjen e Kosovës! Edhe pse ajo do të detyrohet “ta pranojë”. Një lojë fjalësh tepër e rrezikshme.

Kjo kërkesa e fundit ka pasur kuptim, sikur, të ishte futur në vitin 2010, si pjesë e rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme, e cila çoi në bisedimet në Bruksel.

Pra, objektivi për të na njohur tani nga Serbia, do të kishte kuptim, dhe do të ishte mirëfilli, e detyrueshme për njohje!

Por, ne nuk kemi aftësinë dhe as mundësin e parashikimit të ngjarjeve pas 10 vitesh, dhe aq më pak të raportit të forcave, pro Serbisë, dhe mbase edhe atyre pro Kosovës!

Ne p.sh. nuk mund ta dimë fuqinë e jashtëzakonshme që pritet ta arrijë Kina, pas 10 viteve!

Nëse ndodhin këto dy ngjarje, apo cilado prej tyre, ato skenarë favorizojnë Serbinë, kështu, që njohja prej saj, atëherë në rastin më të mirë mund të shtyhej edhe për 10 vite të tjera, por mund të ndodhin edhe skenarë të tjera, të cilat na defaktorizojnë edhe më tej si shqiptarë, ndërsa identiteti ynë tashmë është luhatur.

Bashkimi Europian, duke e financuar dhe duke i dhënë fuqinë si forcë rajonale, (sunduese) do t’i jap asaj mundësi, që me aleat të saj të zhvillojë skenarë edhe më të errëta në Kosovë. Duke blerë dhe bërë për vete hapur edhe ndonjë parti shqiptare, me elemente apo bazë, enveriste-titiste, e cila do të proklamonte hapur, bashkim-vëllazërimin e dikurshëm, por tashmë nën petkun e globalizmit dhe të zhvillimit të ‘qytetarisë’, shqiptarët sërish të jenë të mashtruar dhe të adhurojnë Serbinë, dhe kështu të promovojnë lojalitetin ndaj saj apo afrimin ngjizës me të!

Kush mund ta dijë si dotë duket Rusia pas 10 vjetësh, e shpërbërë apo e konsoliduar nga lufta dërmuese me Ukrainën!

Atëherë, ne duhet të mbledhim energjitë për të kundërshtuar këtë kornizë dhe propozimet formale për status special apo çfarëdo oferte që vjen prej Brukselit.

Qeveria dhe asnjë institucion i Kosovës, nuk duhet t’i pranojë këto mundësi, madje nuk duhet t’i pranojë as si propozime formale.

Këso propozime veç Rusia do të mund t’i bënte. Nëse edhe kësaj here ka shtete perëndimore, që ende duan t’ia bëjnë qejfin Rusisë, po edhe Serbisë, atëherë nuk kemi të bëjmë me civilizim, të paktën politikë, jo!

T’i kundërvihemi!

Lirisht mund ta quajmë dekadencë!

Shqiptarët kudo janë duhet t’i kundërvihen, madje edhe me organizimin e protestave, jo vetëm në trollin shqiptar, por edhe perëndimor.

Një status special, është po aq i dëmshëm, sa ndarja e Kosovës, veçse kjo më ngadalë!

Shqiptarët, atëherë duhet të vënë propozimin në tavolinë për status special, të Kosovës Lindore, të Sanxhakut, dhe të drejtave speciale të shqiptarëve në Mal të Zi, dhe veçanërisht në Maqedoni, duke kërkuar rishikimin e Kushtetutës dhe të federalizimit të Maqedonisë, por jo sipas shtypjes ndaj shqiptarëve, që e ka ushtruar pushteti sllavo-maqedonas, por duke i rivendosur kufijtë administrativ të shqiptarëve të para Luftës së Dytë Botërore, kur së paku 70% e Maqedonisë, ishte territor shqiptarë!

Një shpërblim apo synim i tillë, është ushqim për rikrijimin e një shteti monstër, të cilin shqiptarët në gati dy shekuj nuk kanë se si të mos e urrejnë, për krimet masive e gjenocidet, dëbimet masive deri në shfarosje, për asimilimin e shqiptarëve ortodoksë!

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1871794/pse-doni-ta-krijoni-nje-monster-te-re/?fbclid=IwAR0VjmLPrZMBVxgZ-DFDIPqfGKRVmEgB2xv77DLi2jDiL3g4F1uTM6iE9k4

Please follow and like us: