Albspirit

Media/News/Publishing

Osmani takohet me Biden në funeralin e Elizabeth II: Shprehu mbështetjen për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II ditën e sotme është takuar me presidentin e SHBA-ve Joe Biden.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani tha se Biden i shprehu mbështetjen e tij për Kosovën. Ndërkohë, krahas postimit, Osmani ka shpërndarë edhe disa foto me Joe Biden.

“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II. Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, shkruan Osmani.

Please follow and like us: