Albspirit

Media/News/Publishing

Lindita Çunmulaj: Mësova t’i them “lamtumirë” së kaluarës

Ajo nuk i trembet fjalëve, nuk i trembet kritikave, nuk i trembet të vërtetës… Nuk ka frikë nga përballjet, nuk ka frikë të thotë mendimin e saj ashtu siç e ndjen, kur e ndjen. Nuk është lajkatare, nuk i bëhet servile askujt, as nuk lejon të bëjnë servilin me të! Nuk i pëlqen fjalët e thëna pa ndjerë, nuk trembet kurrë nga ngritjet e zërit. Nuk i shmanget sherrit, ama nuk i thot sherrit hajde. Nuk ka turp të thotë ”Më fal”, e pranon me kënaqësi një dorë të zgjatur për ndihmë. E dhuron me kënaqësi një buzëqeshje, e thotë me zemër një ”faleminderit”.  Ama si çdo njeri e ka edhe ajo një pikë të dobët, ajo ka shumë frikë nga gënjeshtrat dhe zhgënjimet!

Di të fali, por nuk harron kurrë!

Kjo jam unë: ajo e cila jepet pas detajeve që vlerëson veprat jo fjalët.

Ajo që duron shumë, po thyhet shpejt.

Ajo që di të dojë, por dhe të mbajë inat.

Ajo që qesh e luan kur përbrenda po vdes nga mërzia. Ajo që s’di të falë, por e bën.

Ajo që përpara vetes vendos persona të tjerë, ajo që familjen e vendos mbi gjithçka. Ajo që kurrë nuk do përdorë maska për t’u përshtatur me botën.

Kush dëshiron të më njohi, do ta gjejë rrugën. Në jetë mësova që jo çdo gjë është siç duket dhe se jo gjithkush është siç pretendon…

Mësova t’i them “lamtumirë” së kaluarës dhe ta mirëpres të ardhmen, pa plane.

Sepse nuk është ajo, është unë, ajo jam unë.

Please follow and like us: