Thellësia sipërfaqësore (gjermane) dhe sipërfaqësorja e thellë (franceze)!
Ned Rorem (1923) – fotoja: New York Times
Thellësia sipërfaqësore (gjermane) dhe sipërfaqësorja e thellë (franceze)!
(sguraziu – ap, t 2020)
(…feminizmat e macho-izmat do bëheshin gazi i botës, do ndesheshin mozomokeq, do i gjenin 1001 lëmsha të kundërshtisë).
“Bota është e ndarë në dy stile estetike: në stilin francez dhe atë gjerman. Ngjyra e kuqe është gjermane. Bluja është franceze. Burrat janë gjermanë, gratë janë franceze. Japonia është franceze, Kina është gjermane. Arti gjerman është i njohur për karakteristikën e të qënit thellësisht sipërfaqësor, dhe arti francez për… të qënit sipërfaqësisht i thellë. Unë jam francez. Nëse s’je dakord me analizën time, atëherë mbase do jesh gjerman.”
[ Ned Rorem (1923, Kompozitor amerikan) ]
***
…hm, kjo thënia sikur më shtyri ta vrisja mendjen pakëz, duket analizë aq simpatike (dhe njëkohësisht e saktë) – anise autori e kishte fjalën për muzikat, për artin muzikor, por mos vallë vlen dhe për tjerat fusha të krijimtarisë artistike, çfarë nëse e njëjta mund t’thuhet dhe për artin poetik, për letërsinë në përgjithësi – s’kam si t’jem i sigurt as si ta di – sidoqoftë pata përshtypjen sikur vështirë ta pranonim qasjen e tillë analitike, pasi…
…pikësëpari s’na pëlqen pozicionimi “contra” shijeve tona (s’di pse më bëhet kritikologët këtë “ves” kanë), tutje s’na pëlqen prerja e djathrave “gouda” ashtu në dysh, shihni psh. mediat shqiptare, buletinët e partiakëve, analistët e parti-zanizmit thuase e “ndajnë” ndonjë rrotë djathi në dysh, s’ka fare aso “mesi të artë”, o do jesh i kuq o i kaltër, o “çupë me barbi-kukullat rozë o çun sy-kaltrosh bukurosh”, kuptohet se jugo-veriorja është e “lidhur” (tekefundit në Kuvend bëhen tok) ama si ato gjilpërat e busullave, kudo t’jetë koka jote për inat do jetë bishti im – vese inatçore të magnetizmit këto, imagjino atë katër-rremborin në logon e NATO-s, hiqja për inat Lindjen, privoje ca kohë nga Perëndimi… dhe ja, do kesh Shqipërinë media-politike të pasqyruar saktë : )
…tutje do vulosej sikur gjermanët e francezët na e paskan shpikur dhe përkryer artin, sikur ata na qenkan ajo supremacia universale… gjoja “mazaja” artistike, e gjithë bota rrotull na qenkan kot, tutje as shkencërisht as akademikisht s’na pëlqen thjeshtësimi i tillë “dualistik” sepse, bie fjala feminizmat e macho-izmat do bëheshin gazi i botës, do ndesheshin mozomokeq, të dy taborret (qoftë krijimtarët qoftë kritikët-analitikët) do i gjenin 1001 lëmsha të kundërshtisë – gjithsesi, nëse ta pranonim atëherë garant edhe në letërsi do i kishim vetëm 2 stile kryesore, stilin “gjerman” dhe atë “francez”:).