FAKULTETI I GJUHËS ANGLEZE DHE FAKULTETI I PSIKOLOGJISË FIRMOSIN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME YMCA – KOSOVA
Bashkëpunimet ndërdisiplinare midis fakulteteve në Kolegjin AAB janë një praktikë e zakonshme, qofshin këto konferenca shkencore, projekte sociale, artistike apo vullnetare. I tillë është edhe projekti i rradhës midis YMCA – Kosova dhe dy fakulteve me traditë në aktivitete studentore, ato të gjuhës angleze dhe të psikoloegjisë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje jetëson projektin “E Ardhmja për Rininë: Të rinjtë si udhëheqës të arsimit të aftësive jetësore në Ballkan”, përmes të cilit studentët e Kolegjit AAB do të përfitojnë në mënyra të ndryshme.
Qëllimi i këtij projekti është që me anë të zbatimit të hulumtimit dhe implementimit të punëtorive edukative, të rritet vetëdija dhe promovimi i vlerave themelore dhe objektivave të projektit siç janë barazia gjinore, parandalimi i dhunës, ekstremizmit dhe promovimi i stileve të shëndetshme të jetesës. Bashkëpunimi do bazohet në parimet e partneritetit të mirë dhe do të menaxhohet në përputhje me interesat e studentëve.