Albspirit

Media/News/Publishing

Edmond Kaceli: Kënga e emigrantit

Jam dhimbja!
-kënga e dhimbjes jam
Jam trishtimi- kënga e trishtimit
Trishtimi i mbyllur në një valixhe
Dhimbja e mbyllur në një dhomë të ndyrë trageti
Vargu i shkruar në një biletë avioni…
Kënga e trishtimit jam!- kënduar në një makinë luksoze!
Atdheu! -ku është!
Atdheun e parë e humba! (ma vodhën)
Atdheun e dytë nuk e gjeta asnjëherë!
Të tretin e humba përpara të parit dhe të dytit!
Jeta ime -një këngë pafund në kërkim të Atdheut
që kurrë nuk ekzistoi! (përveç në fantazitë e mia!)
Kënga ime
-kujtimi i lënë në tokën e ëndrrave të vrame
të ëndrrave të mbytura nën peshën e valixhes
mbushur me boshllëkun e jetës së rrejshme
Peshon valixhja e rëndë -arkivol i trishtë
arkivol i trishtë i kryqëzimit tim të përditshëm!
Kënga ime -simfoni trishtimi
malli, dhimbjesh pafund
Asnjë poet nuk mund ta shprehë!
As unë! -emigranti i këngës sime
mbytur në peshën e mallit
Kryqëzuar më keq se Krishti!
Please follow and like us: