Hapet zyra vendore e ndërmjetësve në Durrës
Në Durrës mundësi tepër e rëndësishme për qytetarët, zyra e ndërmjetësimit është në dispozicin të tyre. Përfitojnë studentët, pleqtë dhe grupet në nevojë, falas. Historitë e shumta në Shqipëri kanë treguar se në pjesën më të madhe të rasteve proceset gjyqësore kanë zgjatur shumë. Vonesat në realizimin e gjyqeve kanë dëmtuar shumë ekonomi dhe marrëdhënie. Modeli që është servirur vazhdimisht ka dëshmuar se ne jemi vend që presim, edhe pse kemi ditur vonesat e pritjes, në shumë raste nuk kemi gjetur mundësi tjetër dhe në disa të tjera gjyqet kanë zgjatur me vite. Situatat që shkojnë për gjyq janë nga ato të rëndat e deri te më të thjeshtat për zgjidhje. Në disa raste ndërmjetës mund të ketë qenë fati e në disa raste rastësia, por pritja në të shumtën e rasteve ka qenë e pashmangshme. Sot ndërmjetësimi dhe ndërmjetësi kanë shumë rëndësi në zgjidhjen e shumë problmeve, në kohë më të shkurtër dhe rezultat të menjëhershëm. Sot kërkohet vazhdimisht të shkurtohen butokracitë në dokumenta, rradha në sportele, takime të shtyra, pra format dhe rrethanat në të cilat janë përballur ata të cilët kanë kërkuar zgjidhje. Ne jemi të pranishëm në keto histori sa familjare, të rrëfyera dhe në tv, për zvarritjet në marrjen e zgjidhjes. Ndërmjetësi dhe ndërmjtësimi krijojnë kushtet më favorite për të marrë zgjidhjet e lehtësuara të konflikteve, problematilave ligjore, të pronave, etj. Vendi ynë e ka shtrirë këtë sistem bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme duke ua venë në dispozicion qytetarëve për zgjidhje të shpejta të shumë problemeve të tyre. Koha e ndërmjezësimit është koha më frytdhënëse për çdo qytetar i cili ka nevojë për zgjidhje të situatave shqetësuese te tij në lidhje me pronat, konfliktet, familjen, etj. Në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale të Ministrisë së Drejtesisë dhe kuadrit ligjor të Nërmjetësimit në Shqipëri, dje Dhoma Kombetarëve e Ndermjetesimit ne bashkepunim me dy patnerët : CSSP-Berlin dhe AFCR, me financim të Agjensisë Zhvillimit Austrisë, hapi Degën Vendore Durrës të Ndërmjetësimit. Dega në Durrës është vazhdimësia e këtij projekti të madh që do ketë të përfshirë edhe zona të tjera.