Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi i Alfred Çakos nëse jeta e tij vihet në rrezik

Alfred Çako është padyshim rebeli më i madh sidomos i 5 vjeçarit të fundit, ku me teoritë dhe parashikimet e tij u solli njerëzve një tjetër këndvështrim për jetën. Foli për Covid-19 që në vitin 2012, atëherë kur askush nuk e besonte, e ndërsa sot në çdo dalje të tij televizive të gjithë janë sy e vesh. I ftuar special në D-Night, me qetësinë që e karakterizon dhe një mendje e mbushur plot, por edhe shumë të zgjuar na tregoi shumë gjëra që priten të ndodhin, e në fakt me këto situate që po kalojmë duhet të jemi gati.

Dajana: Ke menduar ndonjëherë se të rrezikohet jeta duke thënë gjëra (deklarata) shumë të forta?

Alfred Cako: Jo, asnjëherë dhe nuk bën vaki, sepse nëse do të ndodhë kjo ka një përgjegjës i cili do t’a paguajë nëse mua më ndodh diçka.

Ti e di që ligji kryesor i shqiptarëve ka vendetën që e shpreh hakmarrjen në nenin 1 të Lekë Dukagjinit dhe thotë “Gjaku nuk humb kurrë” dhe këtë duhet t’a dinë mirë të gjithë. Kinezët thonë; ai që mendon t’i hapë varrin tjetrit duhet të hapë dy varre dhe në Shqipëri nuk të fal askush; po bërë do t’a pësosh, në mos ti, djali yt, nipi yt dhe vjen nj ditë që do t’a paguajë.
Prandaj unë nuk kam frikë!

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Please follow and like us: