KPK e shkarkoi me xanxa, fiton në Apel, gjyqtari Thanza
Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza për akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit.
Vetë ish-gjyqtari i lartë argumentoi para drejtësisë së vendimi i gjykatës ishte sanksionues, jo dënim dhe për këtë nuk kishte arsye pse ta deklaronte.
KPK largoi gjyqtarin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit largoi gjyqtarin Admir Thanza nga sistemi i drejtësisë. Thanza, i cili ishte pjesë e Gjykatës së Lartë, më herët ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe i Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi i fajësisë, në të cilin vuajtja e burgut ishte pezulluar për gjyqtarin, u bë i ditur nga ana e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Sipas KPK-së, gjyqtari Thanza kishte dijeni për këtë dënim të Gjykatës së Pizas, pasi kishte qenë në sallën e gjyqit gjatë shpalljes së tij, por nuk e kishte deklaruar atë në formularin e dekriminalizimit.
Gjyqtari në seancën dëgjimore pranoi dënimin, por këmbënguli se nuk e kishte kryer veprën penale për të cilën ishte dënuar, por thjeshtë kishte marrë përsipër një krim të kryer nga një e afërme e tij. Sipas KPK-së, veç dënimit, Thanza nuk kishte deklaruar as një procedim penal të nisur ndaj tij për akuzën e “korrupsionit” nga Prokuroria e Shkodrës dhe të pushuar në Prokurorinë e Përgjithshme nga prokurori Kristaq Beluri në 26 Korrik 2016.