Rexhep Polisi: VJESHTË
Ditë e përhime në Tiranë,
Pemët janë zhveshur lakuriq,
Dhe rrugët zhveshur janë…
Ky fllad i lehtë vjeshte
Më përshkon trupin tej e tej.
Janë po ato rrugë ku ecëm bashkë,
Po ato ndërtesa, po ato pemë,
Veçse të zhveshura krejt…
Është vjeshtë,
Një vjeshtë ndryshe nga vitet e tjera,
Një vjeshtë e përndritur
Si rrugët e Tiranës…
Vjeshta më sjell te ti,
Te kujtimet tona të bukura.
Dhe ndjej mall…
Please follow and like us: