Ish deputeti socialist: Horrat politikë nuk kanë hallin e drejtësisë, maskarenj do iu ndëshkojë rëndë historia
Ish deputeti socialist, Tauland Dedja duke komentuar situatën politike në vend në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe gjithë ‘teatrin’ politik që po bëhet nga politikanët fajëson pikërisht ata të cilët luftojnë për karrigen e pushtetit dhe jo për drejtësinë në Shqipëri. Si i vetmi ndëshkim për këta politikanë, Dedja thotë se do të jetë historia por edhe vota e popullit, i cili po mbahet peng nga kjo politikë.
Reagimi i ish deputetit
Horrat politike nuk kane as hallin e drejtësisë dhe as hallin e popullit apo te Shqipërisë ! Ata kane hallin vetem te karrikes se tyre ose mendojnë si ti marrin karriken tjetrit ! Turp o maskarenj! Do ju ndeshkoje shume rende historia por dhe vota popullore po e shndërruat kete loje te ndyre ne nje loje numrash ne Parlament vetem per te mbajtur ne kembe apo per te rrezuar qeverine ! Ky teatër absurd duhet te marre fund ! Boll mbajtët peng nje vend e një popull te tere!
Please follow and like us: