Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Njeriu, brengat, sfidat e jetës

 

“Kësaj i thonë jetë. Në këtë jetë nuk ka njeri pa brenga dhe nuk ka jetë pa sfida”. (Vlora Obërtinca)

Dr. Wayne Dyer, nga libri “Vdekja e Ivan Iliçit” e Leon Tolstoit, citon një gjyqtar në Gjyqin Suprem të Rusisë së shekullit XIX, i cili e urrente punën e tij dhe kështu jetoi deri në fund të jetës së tij. Në momentet e fundit të jetës i bëri vetes pyetjen: “E çfarë, nëse tërë jetën time e kam jetuar gabim”? Ivan Iliçi nuk e jetoi jetën e tij ashtu siç do të kishte dëshiruar dhe pak para çasteve të fundit të jetës e pa se nuk kishte më kthim prapa dhe me merak në shpirt iku nga kjo jetë, pa shijuar ato momente që do të kishte dashur. Duke komentuar fjalët e fundit të Ivan Iliç, dr. Dyer porosit: “Mos vdisni me muzikën e paluajtur brenda jush”, që do të thotë, mos vdisni pa e ndjekur pasionin e jetës suaj, cilido qoftë ai.

Unë kam pasion motivimin e njerëzve për jetë dhe e bëj me dëshirë, aq sa kam kohë dhe mundësi. I udhëzoj gjithmonë që të kenë kurajë dhe të mos kenë frikë që ta nxjerrin pasionin e muzikës së tyre jashtë vetes dhe ta përjetojnë atë me kënaqësinë më të madhe, sepse nuk kanë kënaqur vetëm veten e tyre, por edhe të tjerët, që nuk e kanë pasur muzikën e vet, por që ajo muzikë ka qenë hyjnore dhe e dedikuar të ndahet edhe me të tjerët. Mos e lini muzikën tuaj të vdesë me ju e ta merrni me vete në varr, sepse kjo muzikë është muzikë hyjnore, e orkestruar nga engjëjt në qiell dhe njeriu në tokë. Andaj mos u frikësoni dhe lejojeni veten tuaj të udhëhiqeni nga vetëdija juaj e lartë dhe jo nga Egoja e tepruar”.

Fragment nga libri “Vera e shpirtit“.

Please follow and like us: