Tryezë diskutimi mes studentëve të Kolegjit AAB dhe Universitetit “Haxhi Zeka”
Studentët e Klubit të Ekonomistëve të Rinj u mirëpriten nga studentët e Klubit të debatit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Qëllimi i vizitës së studentëve të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB në Fakultetin e Biznesit në Pejë ishte socializimi i të dy palëve dhe shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave akademike e studentore. Me këtë rast studentët në prani të stafit menaxherial dhe akademik të të dy institucioneve zhvilluan debatin me temën “Sfidat e menaxhimi të inflacionit në Republikën e Kosovës”.
Punimet e debatit i përshëndeti prof. Roberta Bajrami nga Kolegji AAB dhe prof. Emin Neziraj nga Universiteti Haxhi Zeka. Ndërsa, studentët nga të dy institucionet debatuan për gjetjet dhe hulumtimet e ndryshme rreth inflacionit në Kosovë dhe vendet e tjera botërore, ku prezantuan modele dhe përvoja të ndryshme për menaxhimin e inflacionit që ndërlidhet me masat e ndërmarra nga Qeverisa e Kosovës.
Në fund të takimit studentët shprehen gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit në projekte të tjera studentore/kolegji aab