MBAHET TAKIMI I PARTNERËVE TË PROJEKTIT PËR KONFERENCËN ‘’HAPËSIRAT MËSIMORE NË ARSIMIN E LARTË’’, FINANCUAR NGA ERASMUS+
Në Kolegjin AAB, është mbajtur takimi i menaxhmentit të projektit për ‘’Hapësirat mësimore në arsimin e lartë’’, para hapjes së konferencës rajonale që do të bëhet nesër. Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues nga Kolegji AAB dhe nga gjashtë universitete evropiane si: Gjermania, Spanja, Portugalia, Polonia, Anglia dhe Austria.
Arritjet e deritanishme të këtij projekti që financohet nga programi i Komisionit Evropian Erasmus Plus, ishin pjesë e diskutimit, gjithashtu edhe puna në hartimin e parimeve për dizajnimin e hapësirave mësimore të arsimit të lartë në Evropë.
Ndërsa, nesër në Kolegjin AAB hapet konferenca rajonale ‘’Hapësirat mësimore në arsim’’, ku përveç hapjes do të mbahet edhe një simpozium në lidhje me këtë konferencë.