Mimoza Bici: Nuancat gri…
Nuancat gri…
Nuk di
nëse jeta
eliminon ato grimca
gërvishur kohës enigmë
për t’i qartësuar
nuancave gri
Gri, gri, gri…
Koha është e bardhë
trupi im gri…
Mendimet janë ngjyrat
veshur jetës anonime
Unë jo
s’jam anonim
Jam ajo grua
ku heshtja ka tkurr’
vdekjen
udhës gri…
Sa herë ?!
Një herë kur linda
një herë, dy, tri…
por jo
s’dua të tregoj histori gri
Ajo që dua të them
është se
gërvishtja e trupit tënd
fillon kur ngjizet e bukura dashuri
Kjo dredharake e helmët përzierë me mjaltë
të ngatërron jetën
E
ti ecën mes ngjyrave
por udha mbetet gri…
(mimozabici@ “Nuancat gri”, poezi, Tiranë, tetor, 2022).
Please follow and like us: