Xhezide Selimi: Çka ëndërrojnë gjethet
Kur vallëzon e qeshura jote ndeshet
me vjeshtën pranverore
Duke krijuar melodinë më të bukur
në ishullin e lumturisë
Zanat vallëzojnë me krenari
për bukurinë që kanë
Duke na kënaqur me hiret e tyre
të paarrira ndonjëherë
mirzojnë gjethet e humbura të stinës.
Lule që s’ndalen së lulëzuari
Bilbila që s’ndalin këngën
të lirë në qiellin madhështor
Erë e lehtë vezulluese që s’tund
trungjet as hijet e tyre
Gjethet kështu ëndërrojnë.
Please follow and like us: