Albspirit

Media/News/Publishing

Shefqet Meko: LUIGJ STAJKA-DREJTORI LIBERAL I KOHËS SONË

-Drejtori që “dehej” përpara vendimeve të rëndësishme-
Paska ikur Drejtor Luigj Stajka. Më dhembi ky lajm, por nuk mund ta ndalja. Iku. U nis në heshtje për Diku. Nuk ka adresë T’i shkruaj. Nuk ka telefon të flas. Iku… Dhe ndihem i pikëlluar. Si nuk fola dot në telefon? Si nuk ja dëgjova sërish zërin e Njeriut të Madh… Luigj Stajka nuk jeton më. Më dhemb kjo ikje, por do vinte. Edhe Ai e dinte, ndaj qeshte përherë… Luigj Stajka është simbol i Liberalit dhe Njeriut me Botë. Askush nuk e njeh më mirë se unë, askush nuk ka mundur të depërtojë më mirë së unë në “kthinat” katolike të Drejtor Luigj Stajkës… Ai ishte Monument së Gjalli. Më vjen keq që nuk ja thashë dot këtë të vërtetë ndërsa çdo ditë mëndoja “Ta marr në telefon”…Nuk di pse nuk munda. Arrita të flas më Aleksandër Kolën, me Remzie Zaganjorin, shkëmbeva mesazhe me Vjollca Sulën, por nuk munda të flisja me “Kalvarin” e liberalizmit Luigj Stajka. Unë e desha tmerrësisht sepse ishte në çdo fjalë i vërtetë, njeri, intelektual, dëgjues dhe ekzetues i ligjit si Drejtor. Ai ishte Autoriteti i shkollës që na diplomoi…Luigji ishte Katoliku me Botë të Madhe… Ai nuk “shërthente” kurrë, përmbahej, mendohej dhe pastaj fliste duke përpëlitur sytë si një “eklips Hëne”. Ishte i pashok i “Kohës që iku”. Drejtorë si Luigj Stajka nuk ka më, nuk do ketë, nuk mund të ketë.Sepse ai ishtë NJERI. Sot drejtorët janë “kuçedra” parash. Ai ishte “Hapu Shkëmb”. Unë e kam njohur shumë mirë. Unë kam kaluar sa e sa momente në “zyrën e Drejtorit” dhe ai mendohej para se të thoshte “Fjalën e fundit”… shpesh edhe disi “i dehur”…
Dua ta “zhbëj” ikjen e Drejtor Luigjit, por nuk mundem. Përlotem dhe Ai nuk mund t’i shohë lotët e mi. A kanë vlerë lotë të tillë? Pse nuk mund të flisja me Drejtorin tim, simbol të njerëzisë në “Kohë të vështira”…Isha sekretar rinie kur ai ishte Drejtor. Shpesh të dy ishim përballë “dilemash”, por ai dinte që me një “të qeshur” ta fashiste dilemën dhe të thoshte “Djema, ecni përpara…” Ai, Drejtor Luigji, kur isha sekretar rinie në Veterinaren e Shkodrës, si një babaxhan do më thërriste në zyrë. Isha i tembur. Përse? Ai më qeshi. Pastaj më tha: “Je sekretar rinie…Nuk je si çdo nxënës.Je yni, edhe ata janë nxënësit tanë, por mos shko tek WC e nxënësve. Ata pinë cigare atje…Përdor këtë “zyrën timë”…Dhe më dha një çelës që unë mos konfrontohesha me “duhanxhinjtë” të cilët duhet t’i raportoja…”. Pa botën liberale të Drejtor Luigjit, unë lehtësisht mund të kisha rënë në “grackën” e ekstremizmit. Ai me një “çelës” më shpëtoi nga ankthi i kohës…
Ike Drejtor, Ike…Më fal që nuk folëm dot. Amerika është një “ortek” pune që të rrëmben dhe të bën “çikë e thërrime”…Më fal. Duhet të kishim folur, por ja, Ikja Jote më “zgjoi” dhe me dhimbje kërkoj Falje…E di që do më falësh, sepse bota Jote ishte dhe mbetet vetëm Falje dhe Tolerancë.Ishe “Sybojqielli” i liberalizmit shqiptar qysh në vitet 70-të. Nga Sytë e Tu demokratët mbase zgjodhën Blunë, edhe pse tashmë e kanë bërë “aliazh” ngjyrash…
Lamturmirë Drejtor Luigj Stajka. Më fal Drejtor. Më fal…
Minneapolis, USA, 1 Nëntor 2022.
Please follow and like us: