Xhezide Selimi: Në duart e saj (ç)thuret drejtësia
Veshur nën petkun ilir
dridhi themelin e pallatit
të ngulfatur për pakëz ajër
këpucët e lustruara
nuk mbanin mbi supe pluhurin që
gatoi pushteti
ato me mburrje linin prapa vulën
e mbretëreshës Teutë
dhe në çdo hap çeli një lule durimi
për osigjenin e munguar
në duart e saj ç’thurret e thurret
drejtësia
mendja e saj pleqëron hapësirat
që rrënojnë dhe mendimet e
burrave “Perandorë”.
Please follow and like us: