Shkolla dhe prindi në kohët moderne
Prindërit jemi shndërruar në “gogolë” të mësimdhënësve, mësimdhënësit në ankth për prindërit.
Shkollat janë një sistem i krijuar nga shoqëria për interesat e vetë shoqërisë.
Fuqizimi i rolit të prindit si pjesë integrale e procesit të edukimit dhe përfshirja e tyre në të gjitha aspektet e jetës së fëmijës, është shumë i rëndësishëm, sepse kështu fëmijët shfaqin plotësisht potencialin e tyre në shkollë e jetë, duke ditur që edukimi fillestar nis në familje dhe prindi është mësuesi i parë i fëmijës së tij.
Prindi duhet të lidhet ngushtë me mësuesit që i japin mësim fëmijës së tij.
Mungesa e lidhjes prind- shkollë krijon prapambetje relative, mungesë arsimimi. Shkolla ndikon në arritjet e nxënësve, por familja ndikon në përfundimet e tyre. Ndikimi i familjes në përparimin në mësime nuk realizohet vetëm nga prindër të arsimuar, por edhe nga ata të paarsimuar shumë, vetëm sepse ata kanë treguar interes të vazhdueshëm për t’i edukuar dhe kanë shtruar para fëmijëve të tyre synime të qarta dhe të larta. Shpeshherë prindërit për shkaqe gjuhësore kanë krijuar vetizolim me shkollat miqësore dhe në të shumtën e rasteve ka munguar suksesi i nxënësve në këto shkolla.
Në këtë rast, etika e komunikimit është çelësi i suksesit për ardhmërinë e një shoqërie demokratike,ku në radhë të parë, mësuesit duhet të krijojnë shtratin e komunikimit të ndërsjellë me nxënësit dhe prindërit.
Nga komunikimi i rregullt dhe i vazhdueshëm përfitojnë të gjithë: në radhe të parë fëmijët, por edhe prindërit, edhe mësuesit.
Në këtë mënyrë rritet tek ta ndjenja e sigurisë dhe e besimit. Fëmijët përfitojnë në mënyrë të veçantë kur vërejnë se të rriturit, që janë të rëndësishëm për jetën e tyre, bashkëpunojnë me ta, për të realizuar një qëllim të përbashkët.
Lidhja mes tyre duhet te jetë thellësisht objektive dhe organike, lidhje që rrit cilësinë e të mësuarit të nxënësit.
Prindërit do të duhej marrin pjesë edhe procesin e vlerësimit, bashkë me mësuesit nxënësit.
– Të bëhen trajnime të mësuesve dhe prindërve për bashkëpunim reciprok;
– Të mbahen konferenca me temën: ”Roli i prindërve në sistemin e edukimit”;
– Puna rreth zgjerimit të rrjetit të shkollave mike, sistemi i shumfishimit të takimeve me zyrtarë regjionlë dhe drejtorë të drejtorive komunale;
– Të përgatitet një pyetësor për vlerësimin e raporteve në shkollë të trekëndëshit: nxënës, mësues, prind;
– Të plotësohen formularë për punën dhe aktivitetet e prindërve në shkollë;
-Të bëhen takime të ndryshme më rëndësi.
Vetëm atëhere do të mund të integrohemi me popujt e civilizuar dhe të kemi arritjet e kerkuara në arsim./A.S.
3.11. 2022.
Please follow and like us: