Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Prehja e shpirtit tim

Poezisë
Je prehja e shpirtit tim
Çdo qelize tënden Zoti
e gatoi për mua
Gjaku yt ndizet përbrenda
damarëve poetikë
për të krijuar t‘shenjtën dashuri
E cila shuhet këndshëm në mua,
si lulet që mbledhin petalet
kur perëndon dielli.
Shoh veten në bebëzat e syve të tu
nuhas ngadalë aromën e shpirtit tim
që mban trupi yt.
Pastaj n‘veshin e djathë t‘i përshpëris
fjalët që ngjallin ‘luftën’ shpirtërore
Gjuha me kujdes vazhdon pikturën që
s‘mbaron kurrë
E unë n‘rolin e vajzës lozonjare,
shijoj gjithçka nga fillimi.
Please follow and like us: