Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Laurë…

Shtati saj i kulluar, fshehur lumenjve e
brigjeve të lashta shqipe,
Ajo të përfytyron bukurinë e zanës
duke thirrur me zë të çjerrë
për të mrizuar në malin e Laurës
Beli i këputur në mes, jo për një
por për tre kollana
këmbët qiri të drejta, s‘kanë nevojë për taka
Në sytë e saj gështenjë flasin 1001 botëra
Derisa ti lufton ta kapësh vetëm
njërën nga to
humbesh drejt universit të saj të panjohur.
Buzët e tulta,
të bëjnë të shkrihesh thellësive të pamjes magjepsëse që krijon e qeshura e saj
floku gërshetash ç‘thurrur
takon ilirën e ruajtur në qelq
për të ripërtrirë farën ariane
të bekuar ndër vite.
Please follow and like us: