Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Mjegullnaja lëshoi rrënjë

Mjegullnaja ka filluar të lëshojë rrënjë,
për të na vënë perden hijëzuese.
Lodhur për pakëz shpresë
nuk di ku jemi e ku shkojmë.
Magjia e rrezeve diellore
shpërfaq mungesën e siluetave
abstrakte.
Hallexhinjtë maskohen
në kollare ngjyrë mëkati.
Me syzet antirefleks dhe pa ndonjë
dioptri të tepruar
shoh përzirjen e hirit helmues që
i bashkohet mjegullimës së dendur.
Kështu një fije floku e ndan
të mirën nga e keqja,
njëjtë si kjo përzirje homogjene
e detit të hapur dhe tymjakut të holluar
mbi qiellin e pallatit asimetrik.
Please follow and like us: