Jorida Satka: Nuk bëhem dot ndryshe
E dua të zezën, njëjtë si veshja e një merimange…
Mbretëresha me të zeza më thonë lëvdatat,
por në funeral ç’do vesh?
Në dy metra rrutullohem
si një cirkuit nate, pa drita.
Prapë zi… duhet edhe një shall i zi.
Kapelet janë konsumuar shumë.
U nisa, m’u fsheh edhe dielli.
U tremb trishtushëm.
Lule qershie s’ka tani,
as lulëkuqe, as karafil.
Një trëndafil mora,edhe me petale të grisura i rezistojnë kohës tradhëtare…
Sa njerëz u mblodhën, por qanin me lot të korkodilta dhe thoshin se më donin, se isha e mirë.
Dhe nuk më shikonin tek rrija në këmbë
dhe thyeja shikimet e tyre, si një mulli guri…
Duke m’u dhimbsur vetja, e zvogeluar,
më pak se dy metra duheshin…
Më dolën edhe mua lot në vdekjen time,
lot të avujt kondensuar në zemrat tuaja.
Në funeralin tim duke parë foton që përkëdhelnin, kishin guxim të madh
tradhëtarët, hipokritët. Lajkatonin më bukur se vdekja…
Ditën që vdiqa mjerueshëm, isha bërë e bukur.
E zeza më shkëlqente.
Lëndimet ishin përkedheli,
piedestal lëvdatash të harruara të kohëve.
Një fjalim u shoqërua me Bethovenin…
Në funeralin tim qava dhe qesha.
E zeza më shkon jashtë mase shumë.
E bardha, nxirrë nga jetët tuaja, buzëqeshi…
Dhe qesha për herë të fundit në funeralin tim.
Please follow and like us: