Ismail Xhaferi: TË KËRKOVA…
Të kërkova nëpër vjeshtra,
reve që lumenjve fshihen,
nëpër zhurmën që bën era,
nëpër gjethet që po bien…
Të kërkova nëpër vjeshtra,
nëpër barin e zhuritur,
në degë pemësh ku shkojnë ulen,
dallëndyshet që s’kanë ikur.
Të kërkova nëpër vjeshtra,
tek kujtimet nëpër vite,
tek nje rrugë ku një ylber,
zbret, krijon një perde drite.
Të kërkova nëpēr vjeshtra,
tek një yll që lëshon zjarr,
tek një krua që s’shteron,
tek një bli në trotuar.
Të kërkova nëpër vjeshtra,
tek një det me dallgë trazuar,
tek qerpikët e një nate,
ku ca ëndrra qëndrojnë zgjuar.
Të kërkova nëpër vjeshtra,
sapo nisi u skuq shega,
tek një kokër mollë e pjekur,
që ngadalë bie nga dega.
Të kërkova nëpër vjeshtra,
reve që lumenjve fshihen,
nëpër zhurmën që bën era,
nëpėr gjethet që po bien…
Please follow and like us: