Xhezide Selimi: Shiu i gjetheve të mia
Na sjellë pakëz ngrohëtsi, o shi i stinës sime
përkedheli poret e dashurisë së munguar
mbushi qelizat ndijore me lëngun magjik që lidh shpirtrat bashkë.
Të gjallëroj një copëz jetë nga qenja ime neutrale
Gjethet e vyshkura rinoj me freski vjeshte
Lule meshës falja aromën dehëse, që nesër të zgjohet me vesën e mëngjesit.
Shuaji të gjitha zjarret e vajzave lozonjare
të cilat numërojnë një për një çdo pikë shiu
Rikthej në “botën e nderit”, ku etjen e shuan vetëm uji.
Please follow and like us: