Xhoi Jakaj: Denisa Daka iku në qiell për të mos u kthyer kurrë!
Që në mëngjes kur lexova këtë lajm të trishtë jam plot dhimbje, si të gjithë ju që e kenj takuar Denisën qoftë dhe një herë të vetme.
E kam njohur Denisën në rrethana tepër të veçanta, kur drejtoja burgun e grave, e cila mori një inisiativë pas një kalvari lodhjesh për të marr një leje, për një punë vullnetare, me efekt bamirësinë tek fëmijët e nënave të dënuara, vepër tepër humane dhe e dashur për ata që e kuptojnë çfarë drame kalojnë fëmijët kur u burgosen nënat e tyre.
Denisa e realizoi në bashkëpunim Ministrinë e Drejtësisë e cila drejtohej nga Ylli Manjani dhe me Ministrine e Mbrojtjes që asokohe drejtohej nga Mimi Kodheli.
Me mikeshat e veta dhe njohjet anekënd vendit, mblodhi një maune të madhe me ndihma të tipit, rroba, mjete shkollore, ushqime e deri tek elementë të guzhinës, pjata, lugë, tiganë etj, të cilat me shumë punë kanë arritur të shpërndahen një javë rresht aq shumë kishte siguruar.
Denisa Daka ishte avokate e njohur, që gjyqet në të shumten e rasteve i fitonte mbi bazën e njohurive që kishte në fushën e jurispondencës, i shigjetoi me penën e saj difektet që ka hasur në sistemin gjyqësor, penitenciar dhe gjithë hallkat tjera në vend.
Ajo kishte mendje e penë perfekte, ishte grua që mbrojti dhe i doli në krah çdo kauze në këtë vend.
Një mama perfekte, ku rriti dy fëmjë e vetme dhe sot studiojnë në vit të parë juridik. E di shpirti i asaj sa vuajtje ka ndjerë kur e kuptoi që po i lë vetëm dy binjakët e saj.
Para një ore të numri i Denisës telefonova e ma hapi djali, të dy lotuam dhe mes lotësh i dhashë forcë, të cilën unë mezi e gjeta të bëj këtë shkrim, si do e gjejnë ata sot e në vazhdim pa nënën e tyre, heroinën unike, gruan e fortë dhe të pakoprimis, mike e shoqe shumë e dashur për ata që e njohin.
Denisa ishte e rrallë dhe grua plot me vlera.
Do mungojë shumë mendimi i vyer i saj.
Shpirti yt shkoftë në parajsë Denisë e fortë që veç sëmundja të mundi në këtë jetë.