Albspirit

Media/News/Publishing

Hamit Aliaj: UDHËTARËT DHE TË VDEKURIT KANË ETJE

Edhe në ëndërr po të hyjnë në shtëpi të vdekurit e tu
Eshtë shenjë e keqe:
Dikë kërkojnë të marrin me vete
Janë shpeshtue netët që në ëndërr shoh
Herë nanën, herë babën, të vdekur prej shekujsh
Afrohen te gardhi i oborrit
Shohin me mall dhe mos o zot të hyjnë në shtëpinë e tyre!
Udhëtarët dhe të vdekurit kanë etje dhe unë hyj të marr ujë për ta
Kur dal, as nanë as babë
Dy shpendë flatrojnë e ikin nëpër natë.
Please follow and like us: