Cikël poetik nga Manushaqe Toromani
MË NUK GËNJEHEM
U gënjeva
dhe kesaj here u gënjeva.
Më the prit se do vi,
më ka marrë malli.
U gënjeva,
ah, sa prita
e marrtë djalli.
Unë e di, se ti erdhe
edhe shkove,
ç’më premtove kohë më parë
e harrove.
U gënjeva.
U betova, jo më kurrë nuk gënjehem
dhe pse falje më kërkove
the se do kthehem…
JAM NJERI
Desha një çast, të dal nga vetja,
të jem ndryshe,
të jem më shumë seç jam.
Për shembull të jem Perëndi.
Pyeta veten dhe pse për to kam dëgjuar.
A qan një Perëndi?
A qesh?
A dashuron?
Si unë a ka shumë shoqëri?
Bie dhe ngrihet përsëri?
S’e di!
Nëse s’ndodh kështu
ç’më duhet?!
Çastin harrova
mbeta njeri.
ZJARR NË AKULL
Me copëza akulli
zjarrin do të ndez,
masat e eshkë
do jem vetë.
Mandej si ndizet
nuk shuhet lehtë.
Shkrin jo akull
po ajsberg.
Nga vellimi “Enderr e merguar”.