Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Ndiq pasionin tënd!

“Zgjimi në mëngjes me planprogram të bukur për organizimin e ditës, sjell suksesin e radhës. Ndiq pasionin tënd”, Vlora Obertinca.

“Prej zgjimit në mëngjes e deri në orët e vona të mbrëmjes, jeta e përditshme ka mjaft detyrime të natyrave të ndryshme. Filloni ditën ashtu që, edhe nëse bëni një punë që nuk ua ka ënda, kohë pas kohe mendoni se çka ju pret më vonë, diçka që e bëni me shumë dëshirë, një pasion që u zgjon zemrën dhe lumturon shpirtin. Bie fjala, takim pune me interes të madh për ju, një takim dashurie, një krijimtari profesionale, një koncert që e keni pritur kaherë, blerja e një dhurate për të dashurit e juaj, një udhëtim me njerëzit që i doni, etj.

Kështu, punë pas pune, takim pas takimi, disa shumë të këndshme e disa të detyrueshme, por me mendje e me zemër gjithmonë aty ku ju pushon mendja, trupi dhe shpirti. Kjo mjafton që t’iu mbajë në balancë pozitive emocionale ditore. Kështu, në këtë ritëm mendimi dhe veprimi, ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji e vit pas viti, ju e keni gjetë formulën e të jetuarit të jetës së lumtur. Filloni sot, të ndryshoni mënyrën e mendimit dhe organizimit të jetës, në mënyrë që ta lumturoni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë”.

Please follow and like us: