Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Rakela Zoga

 U ndamë pa një të puthur

 

Të kam pranë,
Vështroj sytë e mbyllur,
e kërkoj ëndrrën.
U ndamë pa një të puthur,
Pa e pyetur zemrën!
Dy copa guri, trupat tanë,
Të ftohtë, pa fjalë!
Nesër përsëri bashkë,
E përsëri të ndarë!

Ish ngrohtë!

 

Të përqafoj shumë, më shkrove mbrëmë.

Fjalë, që më ngritën në qiell.

I ngula sytë mbi gërmat zjarr,

M’u duken si rreze diell.

 

Ndenja e heshtur me buzën në gaz.

Po s’di dhe e hutuar mbeta.

Ti më shkruan rrallë e unë rri e pres,

Si pret natën dita.

 

Ish ngrohtë e trupi dridhej si gjethe.

Lëkundej mendimesh e të thërriste pranë.

Mos mungo të më shkruash të lutem,

Edhe me pak fjalë ne mbytim mall.

 

Viti i Ri!

 

Unë dhe një gotë.

Shtëpia bosh…

Nga larg, ajo e shtrenjtë.

 

Nga larg, ai përjetësi.

Nga larg adhurimi im…

Të gjithë të largët.

 

Mbështetur tek një gotë…

Zbrazur në malle, dëgjoj fishekzjarre.

U tremben qentë, ulërijnë.

 

Dhe disa shpendë përballë shtëpisë…

Me erdhi keq,

 

Prita të mbarojë kjo zhurmë.

U  qetësuan  kafshët, ajri dhe unë…

 

Sikur të isha!

 

Sikur të isha në Korçë, tek “Stefania”.

Të derdhja kujtimet për tim vëlla.

Janë shumë dimra, që më rrinë pranë vetes.

Kur iku ai, s’i dëgjova asnjë fjalë.

 

E gjeta sy mbyllur në furtunën e Korçës.

Binte shumë shi e mbeta në park.

Tek ajo rruge kur shkoj, sa herë që afrohem.

Bërtas me zë, e ik me  vrap,e kam dhe një shall.

 

Ish Gusht e vapa ish dergjur sokakëve.

Si dimër ajo ditë, ish veshur në zi.

Sa shpejt na ikin ca njerëz të dashur,

Që shpirti  mos gjeje kurrë qetësi.

 

Sikur të isha në Korçë sonte.

Të pija  verën e vitit te ri.

Me ty i shtrenjte do rija në zemër.

Si shumë të tjerë që ndjejnë vetmi.

 

Tingëllon vetmi!

 

Të zgjoj mes pikave të shiut.

Më afrohesh i lagësht.

Mungesa e gjatë,

Burim i blertë, në zemër rrëshket.

Tingëllon vetminë.

Rënkojnë trokitjet,

E brenga me dhimbjen, më vret.

 

Grija!

 

Mban magji dashurie.

Të prek në shpirt.

 

Të ledhaton me sy.

Ti merr krahët, pranë reve të qiellit

Ti vesh me bukuri shi.

Grija në qiell Londre, ka lotë fëmijë.

Si ato, që ndejë mbi buzë ti…

 

Përkëdhelem e gjitha në gri,

Në kopështet e gjelbërta të Londrës,

Me gjethet e vjeshtës bëj dashuri.

Si dikur me ty…

 

Në net loti!

 

Të kam ndierë,

Gjithmonë  pranë

E të kam thirrur,

në netët e vona me lot.

S’ke mundur të më shohësh dot.

Dimri ka veshur shpirtin, me borë.

Please follow and like us: