Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: Malli të të marrë…

 

Malli të të marrë që nuk i nise asnjëherë punët e sagës,

t’i jepje sfidës mundin dhe pikën e fundit tē djersës.

Të kuptoje për rrënjët do të thotë të flisje me njerëzit e  baltês,

ia vlen t’i sqarosh qëllimet dhe në fundin e jetēs.

 

Asnjê plumb nuk të pengon të jesh ai që do dhe ēndērron,

vlerat s’iu mësohen fëmijēve që më pas t’i pengosh.

Sinqeriteti, e vetmja valutë që koha nuk e zhvlerësoi dot,

t’i ndreqë gabimet, të ndihmon që shumë gjëra t’i harrosh.

 

Duhet të kesh frikë o njeri, përdore si duhet këtë ndjenjē,

mbijetesa nuk është krim, por as dhe një  dënim pêrjetë.

Mosgjykimi për ato që s’ke bërë, mallkim qê  përndjek,

dhe tê vdekurit sërish brenda vdekjes i duhet të vdesë.

 

Si çdo i mençur mbaj gjithnjê njē sekret të pathënë,

bêj atë qē duhet, tē tjerët të jetojnē tē çliruar më pas.

Jepe pa ngurrim frymën dhe pikën e fundit të gjakut,

dhe për ato që nuk bëre dot asnjëherë, malli do të marrë…

Please follow and like us: