Mimoza Bici: Kam uri…
Kam uri…
Diku pashë një vilë të artë
Doja ta përpija,
S’munda
Mëndja mbeti aty.
Kam uri…
Sapo hyra në një bankë
Kartmonedhat më tunduan sytë
Doja t’i rrëmbeja
S’ munda.
Mëndja mbeti aty.
Kam uri..
Një karrige në parlament
më josh të bëj tregti
me gjysmën e botës
Për dreq
vetëm një roje, dy, tre
më pengojnë.
S’mundem.
Kam uri…
Të shqyej shpirtin
Ta ha urisë sime
si shpagim pse ish i bukur…
Kam uri…
Të jem kozmike
Të tërheq këtë botë si balon
E të qesh me shpikjet e njerëzve gjeni.
S’mundem.
Po për ç’dreqin mundesh moj grua
Kur bota drejtohet nga njeriu i klonuar
me sy kafshe.
Po për ç’dreqin mundesh moj grua
Iku
vdiq jeta jote
Dhe pak vallzojnë hijenat telekomandë
Kush i shpiku?
Gjeniu-njeri…
Askush s’ka zbrit nga botë e dytë.
Fantazmat po
Po na rrëmbejnë një nga një duke na formatuar
qenie skeletore
ku veshjet e helmëta
do të jenë moda e fundit
për të mbytur shpirtin…
Kam uri…
Ti kem të gjitha, të mirat e të këqia
E në fund t’ia përplas vetes:
Po të ishe e dashuruar moj grua
Do lindje natyrës adhuruar
Jo pas një mashkulli verbuar
Vuaj!
Kam uri…
Për dashuri…
Të vetmen dashuri
Ku mundesh ti.
(Mimozabici@”Për të vetmen dashuri”, poezi, Tiranë, shkurt 2023).